Channing Tatum shijon lidhjen me modelen Inka Williams, e cila është 25 vjet më e re

Channing Tatum dhe modelja Inka Williams e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Për të shënuar ditëlindjen e 45-të të aktorit, Williams postoi një kolazh fotosh të mbushura me momente së bashku në InstaStory. Në njërën prej fotove,Tatum shihet i afërt me 25 vjeçaren, ndërsa në të tjerat çifti është duke u argëtuar, […]

Prill 29, 2025 - 15:00
 0  4
Channing Tatum shijon lidhjen me modelen Inka Williams, e cila është 25 vjet më e re
Channing Tatum dhe modelja Inka Williams e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

Për të shënuar ditëlindjen e 45-të të aktorit, Williams postoi një kolazh fotosh të mbushura me momente së bashku në InstaStory.

Në njërën prej fotove,Tatum shihet i afërt me 25 vjeçaren, ndërsa në të tjerat çifti është duke u argëtuar, duke u shoqëruar me qentë e tyre dhe në pushime.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më të pashëm, më të sjellshëm, më qesharak, më budalla, më të mrekullueshëm ndonjëherë”, Williams ka shkruar krahas postimit.

“Faleminderit që e keni bërë jetën të bukur dhe argëtuese”, shtoi ajo.

Ajo e përfundoi postimin me shprehjen “JTM trop fort”, që në zhargonin francez është “Të dua shumë”.

Tatum, i cili i dha fund fejesës së tij me aktoren Zoë Kravitz në tetor 2024, ndezi thashethemet për një lidhje me modelen kur u panë së bashku në një festë para Oscars në Los Angeles më 28 shkurt të këtij viti.

Aktori ka një vajzë 11-vjeçare, Everly me ish-bashkëshorten e tij Jenna Dewan.

Një burim nga ana tjetër tha se Channing po kalon kohë të mirë dhe se Inka e bën të lumtur.