Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në afërsi të Stojakovës, transportonte emigrantë nga Siria, Libani dhe Irani

Zyrtarët e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare “Bogorodica” mbrëmë rreth mesnatës, në afërsi të fshatit Stojakovë të Komunës së Bogdancit, kanë arrestuar një shtetas nga Shqipëria 28-vjeçar, i cili po transportonte 12 emigrantë nga disa vende të Lindjes së Mesme, transmeton Portalb.mk.  Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), mbrëmë, pesëmbëdhjetë minuta […]

dhjetor 3, 2024 - 14:00
 0  2
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në afërsi të Stojakovës, transportonte emigrantë nga Siria, Libani dhe Irani
Policia e RMV-së, Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Zyrtarët e stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare “Bogorodica” mbrëmë rreth mesnatës, në afërsi të fshatit Stojakovë të Komunës së Bogdancit, kanë arrestuar një shtetas nga Shqipëria 28-vjeçar, i cili po transportonte 12 emigrantë nga disa vende të Lindjes së Mesme, transmeton Portalb.mk. 

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), mbrëmë, pesëmbëdhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë kanë tentuar të ndalojnë veturën Hyundai, i drejtuar nga M.E. (28), por përkundër shenjës së dhënë, ai ka vazhduar të lëvizë dhe pas një kohe të shkurtër ka ndaluar veturën dhe është larguar me vrap.

“Gjatë kontrollit të automjetit dhe kontrollit në terren është gjetur dhe privuar nga liria, si dhe janë gjetur 12 emigrantë (katër nga Siria, Libani dhe Irani), të cilët po i transportonte në automjet”, thuhet në njoftimi e Ministrisë së Brendshme.

Emigrantët, siç shtojnë Ministria, janë të vendosur në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa shtetasi i huaj i arrestuar është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Kujtojmë se misioni Frontex në muajt e fundit e ka zvogëluar numrin e emigrantëve ilegal në vendin tonë, ndërsa puna e përbashkët e Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare (Frontex) dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme mund të ndihmojë në menaxhimin e valëve më të mëdha të emigrantëve në të ardhmen duke mbrojtur kundër kalimeve ilegale të kufijve të vendit dhe parandalimin e aktiviteteve të kontrabandimit. Ekspertët nga Maqedonia janë decidë se përfitimi nga misioni i Frontex-it në Maqedoni është më i madh se çfarë do pasoje negative.