Vdekja e Haxhi Thaçit, Çitaku: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit. Ajo ka shkruar në Facebook se “zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”. “Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës

Mars 17, 2025 - 05:00
 0  4
Vdekja e Haxhi Thaçit, Çitaku: Zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin
vd*ekja-e-haxhi-thacit,-citaku:-zemra-i-rrahu-deri-ne-momentin-qe-syte-munden-ta-shihnin-edhe-nje-here-te-birin

vd*ekja-e-haxhi-thacit,-citaku:-zemra-i-rrahu-deri-ne-momentin-qe-syte-munden-ta-shihnin-edhe-nje-here-te-birin

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Ajo ka shkruar në Facebook se “zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.

“Me zemër të thyer mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Haxhi. Një jetë e jetuar me dinjitet, me përkushtim e dashuri për familjen, njerëzit, dhe vendin e tij. Përkundër moshës, dhimbjes e sëmundjes, zemra i rrahu deri në momentin që sytë mundën ta shihnin edhe një herë të birin”.

“Një testament dashurie dhe force deri në frymën e fundit. Pusho në paqe, Haxhi Thaçi. Kujtimi për ty do të mbetet i gjallë.  I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Hashim Thaçi u lejua këtë javë nga Gjykata Speciale që ta vizitonte babain e tij në QKUK