Një tjetër shans për Gertën: ‘Po’ ose ‘Jo’ – publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një zhvillim të papritur lidhur me vendimin për skualifikimin e Gertës pas incidentit me Gjestin. Pasi u shpall fillimisht largimi i saj nga gara, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku […]

shkurt 5, 2025 - 02:00
 0  3
Një tjetër shans për Gertën: ‘Po’ ose ‘Jo’ – publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania solli një zhvillim të papritur lidhur me vendimin për skualifikimin e Gertës pas incidentit me Gjestin.

Pasi u shpall fillimisht largimi i saj nga gara, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Vëllai i Madh ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë, por me një kusht: publiku do të vendosë fatin e saj përmes një televotimi.

Banorët u vendosën përpara një zgjedhjeje të rëndësishme – nëse do t’i jepnin Gertës të drejtën që e ardhmja e saj në shtëpi të vendosej nga publiku. Pasi shumica e tyre u shprehën pro, produksioni vendosi që ajo të kalojë në televotim.

Tani, publiku do të votojë me mesazhe ‘PO’ ose ‘JO’ për të vendosur nëse Gerta duhet të vazhdojë garën apo të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj, duke u bërë një nga momentet më të diskutueshme të këtij sezoni.

A do ta falë publiku Gertën dhe t’i japë një tjetër shans? Apo do të vendosë që ajo të largohet përfundimisht? Rezultati pritet të zbulohet në spektaklin e ardhshëm.