Njëmbëdhjetë të arrestuar për furnizimet e dyshimta me derivate në RMV, Vasko Kovaçevski në arrati
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në kuadër të aksionit policor për furnizimet e dyshimta të derivateve ka privuar nga liria njëmbëdhjetë persona, një është në arrati, ndërsa një tjetër në paraburgim. MPB ka paraqitur edhe kallëzime penale kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Mes tyre është janë ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris […]


Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në kuadër të aksionit policor për furnizimet e dyshimta të derivateve ka privuar nga liria njëmbëdhjetë persona, një është në arrati, ndërsa një tjetër në paraburgim. MPB ka paraqitur edhe kallëzime penale kundër 13 personave fizikë dhe një personi juridik. Mes tyre është janë ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski, si dhe ish drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.
Më 10.03.2025 është kryer një aksion policor nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkërendim me PTHP për NKOK, me ç’rast në bazë të urdhrave të siguruar nga Gjykata Themelore Penale janë kryer bastisje në disa lokalitete në territorin e Shkupit, Manastirit dhe Kërçovës, tek personat juridikë dhe fizikë, lidhur me veprat e kryera penale të ndërlidhura me furnizimet e dyshimta të derivateve.
“Në kuadër të aksionit janë privuar nga liria 11 persona, një person është i paaritshëm për organet e përndjekjes dhe një është në paraburgim. Deri më tani, nga bastisjet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacion, pesë aparate telefonike celularë, rreth 1500 copë municion të kalibrit të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete pasagjerësh”, informoi Ministria e Brendshme.
Nga ana e MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar është parashtruar kallëzimi penal për „keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar“ dhe „pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme“ kundër 13 personave fizik dhe një personi juridik.
“Gjegjësisht: V.K. (55) nga Manastiri, А.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Е.P. (52) nga Shkupi, М.N. (60) nga Shkupi, B.М. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga komuna e Zhelinës, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi, R.K. (38) nga Shkupi, Е.S. (43) nga Kërçova dhe А.Ј. (40) nga f.Pllasnicë dhe një person juridik nga Shkupi”, informoi MPB.
MPB sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent do të vazhdojë me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe veprimeve të mëtutjeshme policore në mënyrë që të sigurohen prova të tjera që kanë të bëjnë edhe me vepra të tjera penale.
Raportohet se i arrestuar është ish-drejtori i Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, Ratko Kapushevski, djali i deputet të BDI-së, Ismail Jahoskit, Armir Jahoski, i cili është udhëheqës i biznesit familjar për derivate “Pucko Petrol” si dhe ish drejtori i Elektranave të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski i cili kërkohet me fletarrest ndërkombëtar sepse është i dyshuar edhe në rastin “Aditiv”.