Maqedonia e Veriut nuk do të paguajë rrymë dhe arsim për shqiptarët e Kosovës

Postimi dezinformon dhe synon të nxisë intolerancën ndëretnike dhe gjuhën e urrejtjes. Mbajtja e seancave të përbashkëta qeveritare nuk është diçka e re dhe synojnë thellimin e bashkëpunimit mes vendeve. Në këto sesione nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim të përbashkët në disa fusha. Deri më tani, nuk ka ndodhur si rezultat i këtyre seancave […]

Nëntor 25, 2024 - 13:00
 0  5
Maqedonia e Veriut nuk do të paguajë rrymë dhe arsim për shqiptarët e Kosovës
Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Foto: Qeveria e RMV-së

Postimi dezinformon dhe synon të nxisë intolerancën ndëretnike dhe gjuhën e urrejtjes. Mbajtja e seancave të përbashkëta qeveritare nuk është diçka e re dhe synojnë thellimin e bashkëpunimit mes vendeve. Në këto sesione nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim të përbashkët në disa fusha. Deri më tani, nuk ka ndodhur si rezultat i këtyre seancave të përbashkëta, Maqedonia dëshiron të paguajë faturat e një shteti tjetër për rrymë, arsim etj., siç dëshiron të imponojë postimi që po analizojmë, shkruan Vërtetmatësi.

Ne analizojmë një postim në Facebook që thotë:

MICKO VAZHDON ATJE KU NDALUAN KOTE NGA MURTINO DHE QURKA…TANI DO TA PAGUJMË ENERGJIN ELEKTRIKE KOSOVARËVE…NE DO TË PAGUJMË PËR ARSIMIN E TYRE…ATA DO TË PËRDORIN DHE TË BLEJNË BURIMET TONA NATYRORE EEEEE QYTETARË TË VERIORES QE VOTUAT PËR DPNE-NË KOSOVA DO TË SHPËRNGULET NË MAQEDONI DHE DO SHPALLIN SHTETIN E TRET SHQIPTAR.

Publikimi ndan gjithashtu një artikull që njofton se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të mbajnë një seancë të përbashkët në Prishtinë.

Shërbimi për shtyp i qeverisë njoftoi se në seancën e përbashkët do të nënshkruhen memorandume bashkëpunimi në tri fusha. I pari është një memorandum për energjinë, minierat dhe resurset minerale, i dyti është informacioni për lidhjen e një Protokolli në mes qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për zbatimin e Marrëveshjes për pikat e përbashkëta kufitare “Bllacë – Elez Han” dhe “Jazhincë-Globoçicë” dhe i treti është një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës. Në njoftim askund nuk ishte përmendur se do të ketë marrëveshje për t’u paguar rrymën shqiptarëve të Kosovës, për të paguar shkollimin e tyre dhe për të shfrytëzuar pasuritë tona natyrore, siç bëhet e ditur nga njoftimi që po analizojmë.

Informatat që qeveritë e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbajti seancën e përbashkët të Qeverisë në Prishtinë më 18 nëntor të këtij viti, ka edhe në ueb faqen e kryeministrisë ndërsa fjalimi i plotë i kryeministrit Hristijan Mickoski nga konferenca e përbashkët për media me kolegun e tij Albin Kurti gjendet gjithashtu në faqen zyrtare të Qeverisë.

Siç informoi Mickoski, në takimin me Kurtin është biseduar për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, rritjen e tregtisë, projektet infrastrukturore dhe përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon. E kryeministri askund nuk përmendi se Maqedonia e Veriut do t’i paguajë shqiptarëve të Kosovës rrymën, arsimin dhe se do t’ua vërë në dispozicion burimet natyrore.

Nuk është hera e parë që qeveria maqedonase mban seanca të përbashkëta me qeveritë e vendeve të tjera, pasi ato janë mbajtur deri më tani me Shqipërinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Hungarinë.

Kjo praktikë nuk është asgjë e re dhe mbajtja e këtyre seancave prodhoi memorandume dhe marrëveshje bashkëpunimi.

Maqedonia dhe Kosova mbajtën një seancë të përbashkët të qeverisë në shtator 2021. Në këtë takim u nënshkruan një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh për bashkëpunim në fushën e infrastrukturës, diasporës, energjetikës, ekonomisë, turizmit, sigurisë, inovacionit dhe zhvillimit teknologjik dhe fusha të tjera.

Qeveria maqedonase dhe ajo shqiptare e kryesuar nga Zoran Zaev dhe Edi Rama mbajtën një seancë të përbashkët qeveritare në Pogradec të Shqipërisë në dhjetor 2017.

Në seancën e përbashkët ndërqeveritare do të diskutohen disa tema për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e lidhjes infrastrukturore, ndërtimin e Korridorit 8, lehtësimin dhe intensifikimin e shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Në mënyrë të veçantë, në seancë janë planifikuar të nënshkruhen disa dokumente bashkëpunimi, njoftoi asokohe televizioni Kanal 5.

Seanca e dytë mes dy qeverive u zhvillua në nëntor 2022.

Qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë, të udhëhequra nga kryeministrat e atëhershëm, Nikola Gruevski dhe Aleksandar Vuçiq, mbajtën një seancë të përbashkët në Shkup në shkurt të vitit 2015, pas së cilës ishte paraparë nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive.

Qeveria maqedonase dhe ajo serbe mbajtën një seancë të përbashkët në mars 2018, të udhëhequr nga kryeministrat e atëhershëm Zoran Zaev dhe Ana Brnabiq.

Në këtë seancë të tretë ndërmjet qeverive të dy vendeve, në rend dite do të jenë tema nga mbrojtja, siguria, ekonomia, tregtia, shëndetësia, arsimi, nga sfera e punës dhe politikës sociale, drejtësia, mbrojtja e mjedisit, kultura, si dhe si bisedime mbi nismat e përbashkëta në infrastrukturë, inovacion, integrimin evropian dhe politikat rinore, raportoi Makfax në atë kohë.

Në korrik 2013, Maqedonia dhe Bullgaria mbajtën një seancë të përbashkët joformale qeveritare.

Qeveria maqedonase dhe ajo hungareze mbajtën një seancë të përbashkët në shtator të këtij viti.

Mbajtja e seancave të përbashkëta qeveritare nuk është diçka e re dhe synojnë thellimin e bashkëpunimit mes vendeve. Në këto sesione nënshkruhen marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim të përbashkët në disa fusha. Deri më tani, nuk ka ndodhur si rezultat i këtyre seancave të përbashkëta, Maqedonia dëshiron të paguajë faturat e një shteti tjetër për rrymë, arsim etj., siç dëshiron të imponojë postimi që po analizojmë.

Është e qartë se postimi synon të nxisë intolerancën ndëretnike dhe gjuhën e urrejtjes.

Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin si të pavërtetë.