Noizy feston ditëlindjen, Loredana e uron duke ia shprehur dashurinë

Reperi i njohur, Noizy, feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urimet nuk do kenë munguar për të, por ai më publiku ishte nga këngëtarja e njohur Loredana, e cila njihet se ka një miqësi prej vitesh me Noizyn. Loredana ka ndarë një foto me reperin dhe krahas saj shkruan: ‘Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku […]

shtator 27, 2024 - 17:00
 0  5
Noizy feston ditëlindjen, Loredana e uron duke ia shprehur dashurinë

Reperi i njohur, Noizy, feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urimet nuk do kenë munguar për të, por ai më publiku ishte nga këngëtarja e njohur Loredana, e cila njihet se ka një miqësi prej vitesh me Noizyn.

Loredana ka ndarë një foto me reperin dhe krahas saj shkruan:

‘Gëzuar ditëlindjen Zin, je shoku im i ngushtë. Të dua shumë’.

Kujtojmë se “Heart Attack” e Noizyt dhe Loredanës ishte një nga hitet e verës 2022. Kënga që bëri bashkë për herë të parë reperin nga Shqipëria dhe reperen nga Kosova, duket se i lidhi akoma më shumë, pasi miqësia e tyre vijon ende sot e kësaj dite.

Madje, Noizy është mik i mirë edhe me partnerin e Loredanës, Karim Adeyemi.