Dubois e “tmerroi” grushta, Joshua suspendohet nga boksi
Anthony Joshua është suspenduar për 28 ditë nga boksi. Kjo pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar. Largimi i përkohshëm u bë sipas protokollit, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv. Boksieri britanik gjatë ndeshjes me kundërshtarin 27-vjeçar u eliminua në raundin e pestë në Webley para 96 mijë tifozëve. Dubois ruajti titullin […]
Anthony Joshua është suspenduar për 28 ditë nga boksi.
Kjo pas humbjes së tij brutale nga Daniel Dubois javën e kaluar.
Largimi i përkohshëm u bë sipas protokollit, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Boksieri britanik gjatë ndeshjes me kundërshtarin 27-vjeçar u eliminua në raundin e pestë në Webley para 96 mijë tifozëve.
Dubois ruajti titullin e tij në peshën e rëndë IBF me fitore mbresëlënëse, duke rrëzuar katër herë kundërshtarin e tij.
Suspendimi i përkohshëm nuk ka gjasa të pengojë Joshua-n duke pasur parasysh se kundërshtari i tij i ardhshëm nuk është caktuar ende pasi ai këmbënguli se do të vazhdojë të boksojë.