NP Komunalec – Gostivar: Nis fushatë për pagesën e borxheve: Afati deri më 10 prill, paralajmërohen masa përmbarimore

Ndërmarrja Publike Komunalec – Gostivar, ka njoftuar se ka nisur një fushatë për lehtësimin e pagesës së faturave të papaguara për shërbimet komunale, duke u bërë thirrje të gjithë përdoruesve The post NP Komunalec – Gostivar: Nis fushatë për pagesën e borxheve: Afati deri më 10 prill, paralajmërohen masa përmbarimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 23, 2026 - 23:00
NP Komunalec – Gostivar: Nis fushatë për pagesën e borxheve: Afati deri më 10 prill, paralajmërohen masa përmbarimore

Ndërmarrja Publike Komunalec – Gostivar, ka njoftuar se ka nisur një fushatë për lehtësimin e pagesës së faturave të papaguara për shërbimet komunale, duke u bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të shlyejnë detyrimet e prapambetura.

Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se ftesa vlen si për amvisëritë, ashtu edhe për subjektet afariste, ndërsa për ata që kanë vështirësi financiare ofrohet mundësia e pagesës me këste.

“Ftojmë të gjithë përdoruesit që kanë detyrime të prapambetura të shlyejnë borxhet e tyre. Për këtë qëllim ofrohet mundësia e pagesës me këste, në përputhje me procedurat dhe kushtet e përcaktuara nga ndërmarrja”, thuhet në njoftim.

Sipas Ndërmarrja Publike Komunalec, afati për dorëzimin e kërkesave për rregullimin e borxhit përmes kësaj forme është deri më 10 prill.

“Pas përfundimit të këtij afati do të ndërmerren masa përkatëse ndaj të gjithë përdoruesve që nuk i kanë përmbushur detyrimet, duke përfshirë edhe inicimin e procedurave përmbarimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksohet më tej.

Për informata shtesë dhe lidhje të marrëveshjeve për pagesë me këste, qytetarët mund të drejtohen në zyrat e ndërmarrjes.

The post NP Komunalec – Gostivar: Nis fushatë për pagesën e borxheve: Afati deri më 10 prill, paralajmërohen masa përmbarimore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .