NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”: Uji nga ujësjellësi i Shkupit i sigurtë për pije
Uji në ujësjellësin e Shkupit mundet pa pengesë të përdoret, që do të thotë se është i sigurtë për pije, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalaizimi”. Informata vjen pas ndërprerjes së gjatë të djeshme, në të cilin jë nuk kishte pjesa më e madhe e kryeqytetit dhe pas analizata të kryera në disa pika, njofton Portalb.mk. […]
Uji në ujësjellësin e Shkupit mundet pa pengesë të përdoret, që do të thotë se është i sigurtë për pije, kumtoi NP “Ujësjellësi dhe Kanalaizimi”. Informata vjen pas ndërprerjes së gjatë të djeshme, në të cilin jë nuk kishte pjesa më e madhe e kryeqytetit dhe pas analizata të kryera në disa pika, njofton Portalb.mk.
“Monitorimi përfshiu nëntë vende kyçe edhe atë në Autokomandë, Hasanbeg, Maxhari, Novo Lisiçe, Qendër, Draçevë, Përzhino, Gjorçe Petrov dhe Karposh prej nga janë marrë mostra nga uji i pijshëm në bazë të së cilave janë realizuar testim fizik-kimik dhe mikrobiologjik laboratorik”, kumtuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Krahas matjeve terrenike të parametrave rutinore, thonë nga Ndërmarrja publike, testimi është realizuar me metodën standarde dhe kromatografi jonike për analizë fizike-kimike. Matja përfshin edhe analizë mikrobiologjike.
“Duam ta informojmë opinionin se nga rezultatet e fituara të gjithë mostrat fizike-kimike dhe mikrobiologjike i përgjigjen Rregullores për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e RM nr.183/18), me ç’rast konstatuam se uji nga sistemi i ujësjellësit në Qytetin e Shkupit në mënyrë saitare është i sigurtë dhe mund të përdoret pa pengesë nga ana e qytetarëve”, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Pas paralajmërimit paraprak, pjesa më e madhe e Shkupit mbeti pa ujë nga orët e mbrëmjes të premtën (20 dhjetor 2024). Uji filloi të kthehet në çezma rreth orës 18 ditën e ardhshme, varësisht nga komuna në konë. Deri në mbrëmje, të gjithë komunat e Shkupit kishin ujë.
Arsyeja për ndërprerjen ishin aktivitete për sanik, reikonstruksion dhe modernizim të rrjetit ujësjellës të qytetit.
- LEXO: Arsovska: Përfundoi sanimi, uji do të kthehet për më së paku tre orë
- LEXO: ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit në rrjetin e ujësjellësit
- LEXO: Filloi operacioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – një pjesë e madhe e Shkupit pa ujë
- LEXO: “Ujësjellës dhe Kanalizime”: Në Shkup nuk do të ketë ujë rreth 15 orë
- LEXO: Ndërprerja e ujit, ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike
- LEXO: Blerje të mëdha të ujit, heshtje në qytetin e Shkupit dhe “Ujësjellës Kanalizime, në spitale do të operohen vetëm pacientët emergjentë