Paratë nga kredia hungareze do t’i marrin kompanitë, por pas Vitit të Ri

A janë nënshkruar marrëveshjet me bankat për paratë hungareze për kompanitë dhe kur kompanitë nga Maqedonia përfundimitsht do të mund të aplikojnë për këto para? Kjo ishte një nga pyetjet e gazetarëve deri te kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa lidhur me 250 milionë eurot të cilat vendi i huazoi nga Hungaria, me dedikim t’i orientojë si […]

dhjetor 22, 2024 - 20:00
 0  3
Paratë nga kredia hungareze do t’i marrin kompanitë, por pas Vitit të Ri
Euro - Denarë. Foto: Gwengoat në Canva

A janë nënshkruar marrëveshjet me bankat për paratë hungareze për kompanitë dhe kur kompanitë nga Maqedonia përfundimitsht do të mund të aplikojnë për këto para? Kjo ishte një nga pyetjet e gazetarëve deri te kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa lidhur me 250 milionë eurot të cilat vendi i huazoi nga Hungaria, me dedikim t’i orientojë si kredi të lira për biznesin. Kryeministri, i cili ishte në Gjevgjeli në vendosjen e gur-themelit të një investimi privat për ndërtim të një qendre tregtare afër autostradës “Miqësia”, u përgjigj se procesi është në fazën përfundimtare, njofton Portalb.mk.

“Procesi është në fazën përfundimtare. Pres që tashmë pas festave të fundvitit bankat të fillojnë, edhe pse një pjesë e bankave edhe tani tanimë po i promovojnë, por tashmë të fillojnë edhe aktivisht të transferojnë një pjesë të mjeteve deri te kompanitë të cilat do t’i shfrytëzojnë. Për lloj të këtillë investimi njëjtë mund të shfrytëzohen ato mjete, normalisht deri te kufiri që e përmendim, deri në 10 milionë euro. Kështu që, mund të them se tashmë në janar këtë do të mund ta arrijmë”, deklaroi Mickoski.

Lidhur me kapacitetin se nëse do të shterren, kyeministri u përgjigj se nuk e di.

“Përndryshe, sa i përket kapacitetet, se nëse do të shterren – nuk e di. Ka shumë ide afariste. Kjo varet nga sipërmarrësit, nga ekonomia, nuk varet nga Qeveria. Qeveria është këtu vetëm që hipotezat dhe supozimet t’i vendos në tryezë”, tha Mickoski.

Sa i përket kredive nga të hollat hungareze, Mickoski potencoi se shuma do të jetë deri në 10 milionë euro edhe atë për investime, ndërsa pjesëmarrja minimale e investitorit është 20 përqind nga vetë projekti. Sipas kryeministrit, pjesëe atij projekti do të jetë të gjithë ata të cilët do të investojnë në mjete themelore për punë, në sisteme prodhuese nga energjia ripërtëritëse, si dhe në objekte të cilat do t’i shfrytëzojnë si ndërtesa administrative, gjegjësisht për nevojë personale.

Kompanitë në vend do të mund të shfrytëzojnë 250 milionë euro nga kredia hungareze.

Bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë eurove nga Hungaria me normë interesi prej 3,25 përqind, me periudhë të pagesës prej 15 vjet, gjegjësisht grejs periudhë e përfshirë prej tre viteve. Ato të holla do të hyjnë si mjete në buxhet, prej nga 250 milionë euro do të orientohen drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale duhet t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë eurot e tjera janë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të komunave.

Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.