NPK Tetova pa pagesë do t’i grumbullojë mbeturinat inerte, qytetarët duhet të thirrin në telefon

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” do të bëjë grumbullimin e mbeturinave inerte nëpër shtëpi pa pagesë. Qytetarët duhet të lajmërohen në telefon te ndërmarrja. Qytetarët do të mund edhe vetë t’i deponojnë mbetjet inerte te pika e ngarkim-shkarkimit në rrugën për në Falisht, raporton Portalb.mk. Ky vendim vjen pasi vendimi paraprak i muajit prill 2024, ku […]

tetor 9, 2024 - 16:01
 0  3
NPK Tetova pa pagesë do t’i grumbullojë mbeturinat inerte, qytetarët duhet të thirrin në telefon
Mbeturina inerte në Tetovë (19.10.2024). Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” do të bëjë grumbullimin e mbeturinave inerte nëpër shtëpi pa pagesë. Qytetarët duhet të lajmërohen në telefon te ndërmarrja. Qytetarët do të mund edhe vetë t’i deponojnë mbetjet inerte te pika e ngarkim-shkarkimit në rrugën për në Falisht, raporton Portalb.mk.

Ky vendim vjen pasi vendimi paraprak i muajit prill 2024, ku qytetarët paguanin 1000 denarë për bartjen e një traktori (dy metër kub) me mbetje inerte nuk dha rezultat dhe këto mbetje nga qytetarët hidheshin në rrugë apo përreth kontejnerëve.

“E pamë të arsyeshme që këtë shërbim ta kryejmë pa pagesë, me të vetmin qëllim që të shkojmë të ua marrim te shtëpia që mos t’i nxjerrin rreth kontejnerëve ose në kontejner”, tha Samet Bislimi, drejtor i NPK Tetova.

Ai tha se përveç betonit do të grumbullohen të gjitha mbetjet tjera inerte si mobilje, dërrasa, dyer, dritare.

Qytetarët mund të drejtohen në numrin e telefonit 044-331-167, çdo ditë pune nga e hëna deri të premten prej ora 07:00 – 15:00.

Qytetarët mundet edhe vetë vullnetarisht t’i dërgojnë mbetjet inerte te pika e ngarkim-shkarkimit në rrugën Tetovë-Falisht.

“Mendojmë që kjo dukuri do të hiqet prej qytetit nëse shërbimi do jetë në nivel dhe pa pagesë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se ka kërkuar nga inspektorati të merr masa dhe të bëjë kontrolle më të shpeshta në pikat më kritike ku hidhen mbeturinat inerte.

Përndryshe në Tetovë situata me mbeturinat vijon të mbetet kritike, mbeturinat gjenden të shpërndara nëpër kontejnerë, shpesh duke krijuar mini deponi.