“Protestë e mundshme para Parlamentit Evropian”, Këlliçi zbulon hapat e radhës së opozitës
Demokrati Belind Këlliçi thotë se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet brenda muajit Tetor, teksa ka shtuar se për pak ditë do të njoftojnë për tubimin tjetër. I ftuar në studion e Klan News, Këlliçi ka thënë se hapi i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave dhe përballja pa asnjë limit me […]
Demokrati Belind Këlliçi thotë se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet brenda muajit Tetor, teksa ka shtuar se për pak ditë do të njoftojnë për tubimin tjetër.
I ftuar në studion e Klan News, Këlliçi ka thënë se hapi i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave dhe përballja pa asnjë limit me mazhorancën.
Këlliçi u shpreh se po diskutohet që protesta mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, ide për të cilën ai thotë se është plotësisht dakord.
Cili është hapi juaj i radhës?
Belind Këlliçi: Hapi jonë i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave, përballja pa asnjë limit me këtë mazhorancë dhe thirrja e protestës së radhës që për pak ditë do të njoftohet dhe padiskutim po diskutohet që mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, unë jam padiskutim pro kësaj ideje.
Do të ketë brenda Tetorit protestë?
Belind Këlliçi: 99% po. Aksioni i radhës do të jetë brenda muajit Tetor me 99%. A është në Shqipëri apo jashtë, ky nuk është një vendim që e marr unë, por e merr Kryesia e PD-së dhe që e merr lidershipi i PD-së. Jam i bindur se brenda 2 javësh do të ketë një reagim të radhës që është i domosdoshëm për situatën ku jemi.
Këlliçi thotë se në zgjedhjet e 2025-ës, synimi i PD-së është t’i fitojë ato dhe për të bërë atë që ai e quan “luftë totale”./tvklan.al