Nisma e Ministrisë së Jashtme, Hasani: Promovim profesionistëve të Diasporës

“Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit profesional dhe artistik të gazetarit, profesorit dhe shkrimtarit frankofon, Skënder Sherifi, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në ceremoninë në nder të 50-vjetorit të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit, ministri Hasani theksoi se përmes kësaj nisme, MEPJ synon të […]

tetor 8, 2024 - 21:00
 0  13
Nisma e Ministrisë së Jashtme, Hasani: Promovim profesionistëve të Diasporës

“Angazhimi me profesionistë të Diasporës”, nisi sot me një event të dedikuar aktivitetit profesional dhe artistik të gazetarit, profesorit dhe shkrimtarit frankofon, Skënder Sherifi, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në ceremoninë në nder të 50-vjetorit të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit, ministri Hasani theksoi se përmes kësaj nisme, MEPJ synon të vlerësojë kontributet e bashkëkombësve tanë jashtë vendit, duke forcuar lidhjen e thellë mes Shqipërisë dhe komunitetit të saj global.

“Veprat e Skënder Sherifit kanë pasuruar ndjeshëm trashëgiminë tonë letrare dhe kanë forcuar identitetin shqiptar në skenën botërore. Narrativat e tij kanë paraqitur me gjallëri historinë dhe kulturën tonë, duke sjellë në dritë tema që rezonojnë thellë me shoqërinë shqiptare”, theksoi Ministri Hasani, i cili i dorëzoi shkrimtarit çertifikatën e mirënjohjes.

Zv.Ministja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, theksoi rëndësinë e diasporës, duke e cilësuar atë si forcën më të madhe të progresit në Shqipëri që nga koha e rilindësve.

Takimin e përshëndetën Ambasadorja e Francës në Tiranë, Catherine Suard dhe ambasadori i Kosovës, Skënder Durmishi dhe në të morën pjesë pjesë përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësues të botës së artit dhe kulturë.