“Nuk e përfaqëson as muzikën, as rolin e opinionistes”, Labi për Leonora Jakupin

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në prag të nisjes së edicionit të ri të këtij formati (BBVK 5). Teksa publiku është kurioz dhe emrat e opinionistëve nuk janë zbuluar e...

tetor 21, 2026 - 21:30
“Nuk e përfaqëson as muzikën, as rolin e opinionistes”, Labi për Leonora Jakupin

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale në prag të nisjes së edicionit të ri të këtij formati (BBVK 5).

Teksa publiku është kurioz dhe emrat e opinionistëve nuk janë zbuluar ende, Rexha ka shprehur hapur rezervat e tij për një emërim të mundshëm të Leonora Jakupit.

Përmes një reagimi të publikuar në Instastory, Labi ka deklaruar se rikthimi i saj në karrigen e opinionistes do të përbënte një zhgënjim për të.

“Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka analizuar rolin që sipas tij duhet të ketë një opinionist profesional në një format të tillë, duke kërkuar paanshmëri dhe argumente, duke lënë të kuptohet se sipas tij Leonora nuk ishte e tillë.

“Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, është shprehur këngëtari.
Në përfundim të reagimit të tij, Rexha ka nëvizuar se shikuesit meritojnë standarde më të larta në televizion, duke përsëritur thirrjen për profesionalizëm.
“Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku me meriton profesionalizëm dhe transparencë!”, ka përfunduar ai deklaratën e tij.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.