Numërohen mbi 5% e votave me postë, VV e para, AAK e dyta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR. Sipas të dhënave të para, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani 5 për qind e tyre ose 5 kuti. Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.08% ose 785 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.
Sipas të dhënave të para, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani 5 për qind e tyre ose 5 kuti.
Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 68.08% ose 785 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës befasisht renditet e dyta me 15.35% ose 177 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.75% ose 147 vota.
Njëherit Partia Demokratike e Kosovës ka 2.52% ose 29 vota.
