Numërohen mbi 99% te votave, kështu do të duket ndarja e ulëseve të Kuvendit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dhënë një pasqyrë se si do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhshëm, tash kur janë numëruar 99 përqind e votave. Sipas Cakollit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë, shkruan Reporteri.net. “Edhe pse ende mbeten

shkurt 11, 2025 - 02:00
 0  4
Numërohen mbi 99% te votave, kështu do të duket ndarja e ulëseve të Kuvendit
numerohen-mbi-99%-te-votave,-keshtu-do-te-duket-ndarja-e-uleseve-te-kuvendit

numerohen-mbi-99%-te-votave,-keshtu-do-te-duket-ndarja-e-uleseve-te-kuvendit

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka dhënë një pasqyrë se si do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhshëm, tash kur janë numëruar 99 përqind e votave.

Sipas Cakollit, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 47 deputetë, PDK 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe AAK 8 deputetë, shkruan Reporteri.net.

“Edhe pse ende mbeten në kalkulim rreth 100-120 mijë vota, përfshirë ato jashtë vendit dhe votat me kusht, ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar do të jetë margjinal. Derisa votat me kusht ndjekin të njëjtin trend si votat e rregullta, në votat jashtë vendit LVV tradicionalisht performon dukshëm më mirë (bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të kaluara)”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka treguar edhe sa mandate mund t’i shtohen VV’së nga votat e diasporës.

“Nëse LVV fiton rreth 60% të votave jashtë vendit, mund të marrë deri në dy mandate shtesë, duke arritur në gjithsej 49 deputetë. Në variantin më pozitiv për LVV, kur fiton mbi 75% të votave jashtë vendit, mund të arrijë deri në 51 deputetë. Ndërsa, në variantin negativ për LVV-në, kur merr më pak se 50% të votave jashtë vendit, mund të bjerë në 46 mandate”, ka shkruar ai.