Abdixhiku para mijëra pjesëmarrësve: Atyre që e kërkuan shuarjen tonë iu themi na shihni përpak
Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Para mijërave pjesëmarrëseve, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi se LDK po kthehet. “Për nxitësit e urrejtjes ndjejmë vetëm keqardhje, për fuqinë tonë ndiejmë vetëm mburrje dhe krenari. Prandaj të gjithë atyreve që kërkuan mbytjen tonë
![Abdixhiku para mijëra pjesëmarrësve: Atyre që e kërkuan shuarjen tonë iu themi na shihni përpak](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721544-abdixhiku-para-mijera-pjesemarresve-atyre-qe-e-kerkuan-shuarjen-tone-iu-themi-na-shihni-perpak.jpg)
![abdixhiku-para-mijera-pjesemarresve:-atyre-qe-e-kerkuan-shuarjen-tone-iu-themi-na-shihni-perpak](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721544-abdixhiku-para-mijera-pjesemarresve-atyre-qe-e-kerkuan-shuarjen-tone-iu-themi-na-shihni-perpak-1024x590.jpg)
Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Para mijërave pjesëmarrëseve, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi se LDK po kthehet.
“Për nxitësit e urrejtjes ndjejmë vetëm keqardhje, për fuqinë tonë ndiejmë vetëm mburrje dhe krenari. Prandaj të gjithë atyreve që kërkuan mbytjen tonë, shuarjen tonë, shtypjen tonë, u themi na shihni përpak, na shihni përreth. Kjo është LDK-ja ime”, tha Abdixhiku.
Ai tutje vijoi:“Në çdo tubim të vogël,te mesëm e të madh e kuptuam misionin tonë fisnik, nuk kishim helm, mllef e inat për tjetrin. Jemi pak për t’u ndarë, e përçarë. Kemi kundërshtarë të jashtëm mjaft”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv
Abdixhiku tutje renditi edhe premtimet e tjera që i ka bërë gjatë fushatës elektorale.
Duke shtuar se godina prapa tyre, Qeveria nga nesër vjen si godinë e shpresës./Gazeta10