Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij. Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në

Nëntor 13, 2025 - 16:30
 0
Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Hoxha pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë, priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, i cili po ashtu ishte i shoqëruar nga stafi i tij.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në takim u diskutuan tema të ndryshme të cilat ishin në interes të situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Në takim u konfirmua vazhdimi i bashkëpunimit të mëtejmë dhe avancimi i shkëmbimit të informacioneve në funksion të ruajtjes së një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Pikë tjetër e diskutimeve ishin aktivitetet e përbashkëta në mes të PK-së dhe KFOR-it, të cilat reflektojnë në situatën e sigurisë në tërë vendin, përfshirë veriun”, thuhet në njoftim.

“Të dy palët u dakorduan se vazhdimi i bashkëpunimit, mirëbesimit dhe realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, ndikon në rritjen e mëtejme të nivelit të sigurisë së përgjithshme”.