Orban: Nëse pajtohen, jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse pajtohen Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përcjell TV21. Orban tha se janë të gatshëm të punojnë që të gjendet një zgjidhje që u përshtatet të dy palëve. Tutje, ai u shpreh se është një gabim […]

shtator 27, 2024 - 18:00
 0  5
Orban: Nëse pajtohen, jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se është i gatshëm të ndërmjetësojë nëse pajtohen Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, përcjell TV21. Orban tha se janë të gatshëm të punojnë që të gjendet një zgjidhje që u përshtatet të dy palëve. Tutje, ai u shpreh se është një gabim që Maqedonia e Veriut ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nëse pajtohen me Bullgarinë, unë kam një propozim dhe atë ia dorëzova kryeministrit. I thash që jemi të gatshëm të shfrytëzojmë këtë kryesim me BE-në që të ndërmjetësojmë. Ne jemi të gatshëm të punojmë në atë që të gjendet një zgjidhje e mirë siç i konvenon edhe Maqedonisë edhe Bullgarisë. Ne jemi këtu që të ofrojmë më të mirën. Është një gabim shumë i madh që ju ende nuk jeni pjesë e BE-së dhe gabim i madh që juve ju ndajnë nga një shtet tjetër”, tha Viktor Orban.