Organizata shqiptaro-amerikane ngre alarmin: Gjuha shqipe po injorohet nga vetë shteti
Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka reaguar lidhur me moszbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë ligjore dhe goditje ndaj The post Organizata shqiptaro-amerikane ngre alarmin: Gjuha shqipe po injorohet nga vetë shteti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut ka reaguar lidhur me moszbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar këtë si shkelje të rëndë ligjore dhe goditje ndaj parimeve themelore të shtetit.
“Në një shoqëri multietnike dhe demokratike, e drejta për përdorimin e gjuhës është një nga shtyllat bazë. Në Maqedoninë e Veriut kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet përkatëse, por realiteti tregon një dështim të vazhdueshëm në zbatimin e tyre”, thuhet në reagim.
Nga kjo organizatë theksojnë se mosrespektimi i ligjit nuk mund të trajtohet si çështje teknike apo administrative.
“Mosrespektimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe nuk është thjesht një shkelje administrative, por shkelje ligjore që duhet të ndëshkohet. Edhe më shqetësues është fakti se këto shkelje kryhen nga vetë përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë ministra dhe kryeministrin”, theksohet më tej.
Sipas tyre, kjo situatë përbën “një goditje të drejtpërdrejtë ndaj parimeve të barazisë dhe shtetit të së drejtës”.
Organizata u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin protestën e paralajmëruar nga studentët.
“I bëjmë thirrje gjithë opinionit publik shqiptar, si dhe të gjithë qytetarëve që besojnë në drejtësi dhe barazi, të mbështesin fuqishëm protestën e studentëve dhe t’u bashkohen atyre. Vetëm përmes reagimit qytetar mund të ndalen këto shkelje dhe të kërkohet llogaridhënie institucionale”, thuhet në reagim.
Njëkohësisht, organizata ka shprehur mbështetje të plotë për Unionin e Studentëve Shqiptarë dhe ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
“U bëjmë thirrje Qeverisë së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mbështesin këtë kauzë legjitime dhe të kontribuojnë në garantimin e zbatimit të të drejtave themelore”, përfundon reagimi.
Mesazhi i tyre mbyllet me një qëndrim të prerë: “Barazia nuk negociohet. Ajo zbatohet.” Gazeta Flaka
The post Organizata shqiptaro-amerikane ngre alarmin: Gjuha shqipe po injorohet nga vetë shteti appeared first on Flaka, në çdo lajm... .