Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur konfirmimin nga Brukseli për Gazetën Express se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Ajo tha se “hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ka...

gusht 17, 2026 - 12:00
Osmani: Hapja e Urës së Ibrit, hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh
pasuria-afer-1-milion-euro-e-vjosa-osmanit,-dy-shtepi-ne-australi,-shtepi,-banese-e-toke-ne-kosove

pasuria-afer-1-milion-euro-e-vjosa-osmanit,-dy-shtepi-ne-australi,-shtepi,-banese-e-toke-ne-kosove

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur konfirmimin nga Brukseli për Gazetën Express se janë përmbushur kushtet për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ajo tha se “hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe kalimi i përgjegjësive te Policia e Kosovës janë zhvillime të mirëseardhura, që ndihmojnë edhe më tej integrimin e plotë të çdo pjese të territorit të vendit tonë”.

“Për më shumë se 27 vjet, ndarja e Mitrovicës, përveçse krijoi pasiguri dhe probleme në sundimin e ligjit, mundësoi spastrimin etnik të shqiptarëve dhe uzurpimin e pronave të tyre, e njëkohësisht i dha Serbisë alibi për të vazhduar me ëndrrat e saj hegjemoniste për ndarjen e Kosovës”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Osmani tha se hapja e urës dhe qarkullimi i lirshëm mbi të, përveç tjerash, është “hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh”.

“Prandaj, qarkullimi i lirshëm mbi urën kryesore të lumit Ibër, përveçse bashkon njerëz, mbi të gjitha është një hap historik drejt luftimit të tendencave të Serbisë për gllabërim territoresh. Përkundër vonesave të mëdha, ky hap do të ndihmojë në rritjen e nivelit të sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në vendin tonë”, shkroi ajo.

Në fund, ajo shprehu mirënjohje për institucionet e angazhuara ndër vite në këtë proces, duke veçuar Policinë e Kosovës.

“Mirënjohje për të gjitha institucionet e angazhuara ndër vite për të arritur deri këtu, e në veçanti për Policinë e Kosovës, e cila vazhdon të mbajë barrën kryesore për sigurinë në çdo pëllëmbë të territorit tonë dhe për çdo qytetar të vendit tonë”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.