Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhu*nës seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo. Osmani thotë se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit, njofton Klankosova.tv. “Si Kosova

Nëntor 26, 2024 - 12:00
 0  3
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhu*nës seksuale
osmani-takon-ministrin-e-jashtem-te-kolumbise,-flasin-per-te-mbijetuarit-e-dhu*nes-seksuale

osmani-takon-ministrin-e-jashtem-te-kolumbise,-flasin-per-te-mbijetuarit-e-dhu*nes-seksuale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo.

Osmani thotë se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve të dhunës seksuale, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit, njofton Klankosova.tv.

“Si Kosova, ashtu edhe Kolumbia, por edhe shumë vende anëkënd botës, e njohin dhimbjen e thellë që shkakton dhuna seksuale gjatë luftës. Kjo armë lufte shkakton vuajtje të thella dhe vështirë të rikuperueshme. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fuqizimin e zërit të të mbijetuarve, si dhe avancimi i Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ishin në fokus të takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kolumbisë, Luis Gilberto Murillo”, ka shkruar presidentja në rrjetin social Facebook.