Osmani viziton familjen Turiqica – simbol i mikpritjes dhe kontributit patriotik

Kandidat për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, zhvilluan një vizitë në familjen Turiqica – familje e dalluar për mikpritje, vlera tradicionale dhe kontribut të vazhdueshëm shoqëror e patriotik. Takimi u zhvillua në odën tradicionale të kësaj familjeje

shtator 17, 2025 - 10:00
 0
Osmani viziton familjen Turiqica – simbol i mikpritjes dhe kontributit patriotik
Osmani viziton familjen Turiqica – simbol i mikpritjes dhe kontributit patriotik

Osmani viziton familjen Turiqica – simbol i mikpritjes dhe kontributit patriotik

Kandidat për Kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, zhvilluan një vizitë në familjen Turiqica – familje e dalluar për mikpritje, vlera tradicionale dhe kontribut të vazhdueshëm shoqëror e patriotik.

Takimi u zhvillua në odën tradicionale të kësaj familjeje në Fushë-Kosovë, e cila që nga vitet e ’90-ta ka qenë një ndër hapësirat e para ku janë mbajtur aktivitetet e para të LDK-së. Përgjatë viteve, shtëpitë e familjes Turiqica kanë qenë gjithmonë në shërbim të arsimit, çështjes kombëtare dhe vlerave demokratike.

“Është nder i madh për mua që, në cilësinë e kandidatit për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, të pritem me kaq ngrohtësi e respekt nga një familje e cila është shembull i punës, suksesit në biznes dhe kontributit për vendin. Falënderoj familjen Turiqica për përkrahjen dhe besimin. Së bashku do të ndërtojmë një Fushë-Kosovë më të zhvilluar dhe më të bashkuar”, tha z. Osmani gjatë vizitës.

Kjo vizitë është pjesë e takimeve që kandidati i LDK-së po zhvillon me qytetarët, familjet dhe komunitetin e Fushë-Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe dialogun e drejtpërdrejtë me ta në funksion të ndërtimit të një programi qeverisës të bazuar në nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.