Osmani: VMRO-DPMNE pa dashje e zbuloi të vërtetën për epërsinë e BDI-së ndaj VLEN-it

Anketa e publikuar nga “Marker Vision”, e shpërndarë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, vetëm sa e konfirmoi të vërtetën që me javë e muaj po përpiqen ta fshehin, se The post Osmani: VMRO-DPMNE pa dashje e zbuloi të vërtetën për epërsinë e BDI-së ndaj VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 27, 2025 - 15:00
 0
Osmani: VMRO-DPMNE pa dashje e zbuloi të vërtetën për epërsinë e BDI-së ndaj VLEN-it

Anketa e publikuar nga “Marker Vision”, e shpërndarë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, vetëm sa e konfirmoi të vërtetën që me javë e muaj po përpiqen ta fshehin, se BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN, pothuajse më shumë se dy me një.

Këtë, siç theksoi kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, është dëshmi se përparësia e BDI-së tashmë nuk mund të fshihet.

“Që në mëngjes pati debate të ndryshme se çfarë mesazhi donte të jepte. Ndoshta në përpjekje për të promovuar rezultatet e veta, por harroi se po shpall një të vërtetë që prej javësh e muajsh përpiqen ta mbulojnë, e ndoshta tashmë nuk munden. Një e vërtetë se për shqiptarët këto zgjedhje po shndërrohen në një vendimmarrje plebishitare”, deklaroi Osmani.

Ai shtoi se, ndonëse VMRO-DPMNE u përpoq ta përdorë anketën për të promovuar rezultatet e saj, në të vërtetë zbuloi realitetin në bllokun politik shqiptar. Megjithatë, siç theksoi Osmani, epërsia e BDI-së ndaj VLEN-it është edhe më e madhe.

“Hendeku është madje më i thellë se dy me një. Aktualisht, sipas të gjitha anketave tona, është tre me një, dhe është e qartë se në këto zgjedhje qytetarët do të vendosin në mënyrë plebishitare”, nënvizoi Osmani.

BDI mbetet opsioni më i fuqishëm politik i shqiptarëve, me një epërsi të qëndrueshme dhe në rritje, të cilën qytetarët në zgjedhje do ta konfirmojnë me vullnetin e tyre, përfundoi Osmani.

The post Osmani: VMRO-DPMNE pa dashje e zbuloi të vërtetën për epërsinë e BDI-së ndaj VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .