Padi kundër ish-drejtorit të NP “Sistemi kolektor” Shkup – Departamenti Ohër, dëmtoi buxhetin me mbi 2 milionë denar

SPB Ohër ngriti padi penale kundër ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektor” – Shkup, Dega Rajonale Ohër V.A. (53) nga Ohri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, transmeton Portalb.mk. “I pandehuri, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektor” – Shkup, Dega Rajonale Ohër, […]

maj 8, 2025 - 19:00
 0  6
Padi kundër ish-drejtorit të NP “Sistemi kolektor” Shkup – Departamenti Ohër, dëmtoi buxhetin me mbi 2 milionë denar
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

SPB Ohër ngriti padi penale kundër ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektor” – Shkup, Dega Rajonale Ohër V.A. (53) nga Ohri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, transmeton Portalb.mk.

“I pandehuri, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektor” – Shkup, Dega Rajonale Ohër, në periudhën nga viti 2022 deri në gusht 2024, nuk ka vendosur protokoll të brendshëm të saktë për zbatimin e punës jashtë orarit, duke e bërë të pamundur evidentimin real të punës së rregullt dhe asaj jashtë orarit, nuk mund të përcaktohej koha e kryerjes së punës jashtë orarit, si dhe nuk mund të përcaktohej me urdhër të kujt është kryer puna jashtë orarit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Duke vepruar kështu, ai i ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tij zyrtare dhe u ka siguruar disa prej punonjësve përfitime të paligjshme financiare, duke i shkaktuar kështu dëm Ndërmarrjes Publike “Sistemi kolektor” – ​​Shkup, Dega Rajonale Ohër në shumën prej 2.881.757 denarësh.