Padi ndaj mjekut nga Tetova, dy avokatëve dhe tetë personave tjerë për keqpërdorime gjatë marrjes së dëmshpërblimeve
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj mjekut 52 vjeçar nga Tetova, dy avokatëve dhe tetë qytetarëve të Tetovës për falsifikim, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk. “SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 52 vjeçarit I.B., mjek në Spitalin Klinik në Tetovë, për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen […]
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj mjekut 52 vjeçar nga Tetova, dy avokatëve dhe tetë qytetarëve të Tetovës për falsifikim, mashtrim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Portalb.mk.
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 52 vjeçarit I.B., mjek në Spitalin Klinik në Tetovë, për shkak dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoriteti zyrtar”, “falsifikimi i dokumenteve” dhe “ndihmë” në lidhje me “mashtrimin”’, sqaroi Policia.
Të dyshuar janë edhe dy avokatët, 35 vjeçari D.K. dhe 34 vjeçari N.D.
“Mjeku në disa raste ka krijuar raporte mjekësore me përmbajtje të pavërteta në interes të personave tjerë, të cilat u shfrytëzuan si dëshmi materiale në kompani të sigurimeve”, sqaroi Policia, duke theksuar që ata janë dëmshpërblyer me 80 mijë denarë e 70 mijë denarë.
Kjo nuk është hera e parë Policia ngriti kallëzim penal kundër mjekut I.B. SPB Tetovë në korrik të vitit 2023 dorëzuar padi penale tij për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”, “keqpërdorim të të dhënave personale”, “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndihmë” në lidhje me veprën penale “mashtrim të sigurimit”.
- LEXO: Mexhiti për keqpërdorimin e të dhënave të pacientëve në Traumatologjinë e Tetovës: Inkurajojmë të veprojë Prokuroria sipas ligjit
- LEXO: Drejtori i Spitalit të Tetovës kërkon të ruhet prezumimi i pafajësisë për mjekun që MPB dorëzoi padi penale për keqpërdorime në Traumatologji
- LEXO: Një mjek dhe një avokat nga Tetova duke keqpërdorur të dhënat e 6 pacientëve kanë marrë nga një kompani sigurimi 4.800 euro