Temat që u diskutuan në Komisionin e përbashkët për histori dhe arsim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

 Në Sofje dje dhe sot u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, raporton MIA. Siç kumtuan nga ekipi maqedonas i Komisionit, takimi kaloi në atmosferë konstruktive të punës me debat intensiv për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit. “Në takim u bë fjalë për […]

dhjetor 14, 2024 - 00:00
 0  8
Temat që u diskutuan në Komisionin e përbashkët për histori dhe arsim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë
Flamuri i Maqedonise dhe ai i Bullgarisë. Foto: Qeveria e RMV-së

 Në Sofje dje dhe sot u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, raporton MIA. Siç kumtuan nga ekipi maqedonas i Komisionit, takimi kaloi në atmosferë konstruktive të punës me debat intensiv për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit.

“Në takim u bë fjalë për festime të mundshme të përbashkëta; diskutimi për rekomandime për librat shkollorë të Maqedonisë së Veriut për klasën e shtatë, përcaktimi i dinamikës së punës për gjysmëvjetorin e parë për vitin 2025; Komisioni e harmonizoi tekstin për Projekt-procesverbalin nga mbledhja e 27-të”, qëndron në kumtesë.

Takimi i ardhshëm i Komisionit do të mbahet nga fundi i shkurtit të vitit 2025 në Shkup.

Në Shkup nga fundi i tetorit u mbajt takim i Komisionit të përzier, që ishte i pari i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Takimi i fundit i Komisionit të përzier për çështje historik u mbajt më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti është shtyrë me kërkesë të palës maqedonase.

Përbërja e re e ekipit maqedonas nga komisioni i përbashkët ishte zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator. Kryetar i ri i ekipit maqedonas në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgjiev, profesor i Fakultetit filozofik në Shkup, ndërsa krahas Mitko Panovit, anëtarë në Komision janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Lorovski.

Deri më tani komisioni miratoi rekomandime për veprim të përbashkët të pesë personazheve historike – Vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodi, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klimenti i Ohrit dhe Mbreti Samoil, dhe nga pesë rekomandime për ndryshime në librat shkollorë të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.

Erdhën, u panë, u njohën. Kështu ka kaluar takimi i 26 tetorit në Shkup ndërmjet ekipeve maqedonase dhe bullgare nga Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore, i cili u mbajt në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.