Ali Ahmeti: Papa Françesku shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve. Mesazhet e tij për dialog […]

Prill 21, 2025 - 16:00
 0  5
Ali Ahmeti: Papa Françesku shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve.

Mesazhet e tij për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe vlera universale do të mbeten një trashëgimi frymëzuese për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe në shoqëritë tona.

Në këto momente zie, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve katolikë dhe gjithë atyre që gjetën frymëzim në udhëheqjen e tij shpirtërore.” ka shkruar Ali Ahmeti