Padi për punë të papërgjegjshme ndaj katër punonjësve të policisë së Maqedonisë së Veriut
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër punonjësve të policisë për punë të papërgjegjshme në punën e tyre zyrtare në Policinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. Ata akuzohen për keqpërdorime gjatë zgjedhjes së një kompanie për pastrim dhe mirëmbajtjen e hapësirave në Ministrin për punë të Brendshme ne Agjencinë për […]


Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër punonjësve të policisë për punë të papërgjegjshme në punën e tyre zyrtare në Policinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Ata akuzohen për keqpërdorime gjatë zgjedhjes së një kompanie për pastrim dhe mirëmbajtjen e hapësirave në Ministrin për punë të Brendshme ne Agjencinë për Siguri Nacionale. Konkursi për dy vjet i ishte dhënë një kompanie nga Shkupi, ndërsa vlera e marrëveshjeve të nënshkruara kishte tejkaluar buxhetin e paraparë për këtë nevojë.
“Pas padisë nga kompania për shkak të borxhit të papaguar në faturat të cilat kanë qenë të detyrueshme për pagesë, Ministria e Punëve të Brendshme është e detyruar të paguajë shpenzime shtesë në formë të kamatës për vonesë dhe shpenzime gjyqësore në shumë prej 215.079 denarë, e cila shumë ka dëmtuar buxhetin e MPB-së”, raportoi Ministria për Punë të Brendshme.
Të akuzuarit, F.H., N.S., C.J. dhe B.J. dyshohen për kryerjen e veprës penale “punë të papërgjegjshme zyrtare”, në bazë të nenit 353-v në Kodin Penal.