Paguan 744€ për më pak se tre javë, mërgimtari reagon ndaj EVN-së!
Vazhdojnë reagimet në rrjetet sociale nga mërgimtarët gostivaras, të cilët ankohen që qëndrimi në vendlindje për pushimet e fundvitit u ka kushtuar shumë, sa i përket energjisë elektrike. Resim Osmani The post Paguan 744€ për më pak se tre javë, mërgimtari reagon ndaj EVN-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Vazhdojnë reagimet në rrjetet sociale nga mërgimtarët gostivaras, të cilët ankohen që qëndrimi në vendlindje për pushimet e fundvitit u ka kushtuar shumë, sa i përket energjisë elektrike.
Resim Osmani ka publikuar faturën për periudhën 18 dhjetor – 24 janar me vlerë 45.628 denarë, për energjinë e harxhuar elektrike për më pak se tre javë qëndrim në vendlindje.
Me dërgimin e faturave për muajin janar nga ana e EVN-së, shumë qytetarë janë ankuar për faturimet enorma, sa ka detyryar Komisionin Rregullator të Energjisë që të reagoi.
Organi detyrminues ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.
Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë.
““Të gjitha kërkesat për korrigjime të faturave të dorëzuara nga përdoruesit shqyrtohen veçmas dhe EVN Home dorëzon përgjigjen e duhur brenda afateve të përcaktuara ligjore. Ankesa për korrigjimin e faturës nuk e përjashton përdoruesin nga pagesa, por në rast të korrigjimit për shkak të vlerave të supozuara në faturë, këto pagesa merren parasysh. Për më tepër, pagesat përdoren për të shlyer faturat e ardhshme ose i kthehen përdoruesit me kërkesën e tyre dhe dëshminë e bashkangjitur të pagesës”, thotë EVN Home. FLAKA
Lexo rreth lajmit: Ankohen mërgimtarët, fatura 350/400/700 euro, EVN: Do të duhet t’i paguajnë!
Faturat enorme, “vlon” rrjeti me pakënaqësi ndaj EVN-së
Komisioni Rregullator i Energjisë kërkon nga EVN që të korrigjojë faturat e janarit
The post Paguan 744€ për më pak se tre javë, mërgimtari reagon ndaj EVN-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .