Chris LaCivita mbërrin në Shqipëri, Fatmir Mediu ndan pamjet nga pritja në Rinas

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chriss LaCivita ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Partisë Republikane dhe aleati i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Fatmir Mediu. Përmes një postimi […]

Prill 11, 2025 - 20:00
 0  8
Chris LaCivita mbërrin në Shqipëri, Fatmir Mediu ndan pamjet nga pritja në Rinas

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chriss LaCivita ka zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku do të jetë krah kryedemokratit Sali Berisha në hapjen e fushatës së Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Partisë Republikane dhe aleati i koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Fatmir Mediu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu se është kënaqësi rikthimi i tij në Shqipëri, ndërsa thekson se me “Bashkë me Berishën dhe opozitën, do të vijë ndryshimi i madh”.

Demokratët kanë zgjedhur që hapjen e fushatës ta bëjnë në sheshin Nënë Tereza. Organizimi nis në orën 19:00, ku pritet që të jenë kandidatët e të gjithë vendit dhe kryetari Sali Berisha do të ketë fjalën kryesore.