Palevski: Aktgjykimi është nxjerrë paraprakisht, nuk kam frikë nga burgimi i përjetshëm
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi kundër pesë të akuzuarve për kidnapimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, me paraqitjen e provave materiale nga ana e mbrojtjes. I akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit, Ljupço Palevski Palço, thotë se është dënuar në konferencën për media të […]


Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi kundër pesë të akuzuarve për kidnapimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, me paraqitjen e provave materiale nga ana e mbrojtjes. I akuzuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhoskit, Ljupço Palevski Palço, thotë se është dënuar në konferencën për media të mbajtur nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavril Bubevski më 5 dhjetor 2023, transmeton Portalb.mk.
Ai tha se nuk ka frikë nga burgimi i përjetshëm, por se vendimi i këtij gjyqi është sjellë paraprakisht.
“Burgimi i përjetshëm nuk më tremb dhe nuk më prek”, tha Palevski.
“Gjyqtari po e fsheh armën sepse nuk përputhet me aktgjykimin e urdhëruar më parë në një konferencë për media nga Gavril Bubevski dhe Oliver Spasovski. Ka prova që gjyqtari nuk dëshiron t’i shohë dhe as nuk më lejon t’i paraqes. Nuk e di se si gjyqtari do t’i vlerësojë provat kur nuk i ka lexuar ato”, tha Palevski.
Mbrojtja e Palevskit gjithashtu kërkoi nga gjykata që gëzhoja që ishte gjetur me trupin e Pançe Zhezovskit të sillet për kontroll, eksperti të japë deklaratë dhe të sqarojë nëse në të janë gjetur gjurmë. Këshilli gjykues do të vendosë nëse do ta pranojë këtë në një nga seancat e ardhshme.
Në seancën e së mërkurës, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes para gjykatës dëshmoi një polic nga Sektori i Punëve të Brendshme të Velesit, i cili mori pjesë në kërkimin e Zhezovskit pas raportimit si i zhdukur, dhe më pas në marrjen e armëve nga shtëpia e të akuzuarit Bore Videvski.
Zyrtari policor iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të mbrojtjes së Palevskit, ndërsa shumicën e pyetjeve i kishte bërë vetë i pandehuri. Pjesë më e madhe e bisedës u bë për pistoletën “Zbrojovka”, e cila nuk u gjet gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit Bore Videvski.
Palevski kontestoi se ishte iniciuar procedurë administrative për konfiskimin e armës në vend të kërkimit të armës, për të cilën dëshmitari u përgjigj se e gjithë procedura ishte zhvilluar në përputhje me ligjin.
Gjykata ka caktuar edhe datat për seancat e radhës kur do të deklarohen pesë të pandehurit. Seancat janë caktuar për datat 12, 17, 19, 24 dhe 26 mars dhe, siç informoi gjyqtari Stefanovski, fillimisht do të merret në pyetje Velibor Manev, pastaj deklaratat e Bore Videvskit, Vlatko Keshiev, pastaj babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski dhe në fund i pandehuri i parë Ljupço Palevski.
Me marrjen në pyetje të të pandehurve, po hyn në kulmin e tij gjyqi për rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, i cili pritet të zbardhë motivet e vrasjeve dhe detaje e rrethana të tjera lidhur me rastin.
Sipas aktakuzës, Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se së bashku kishin planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë të jepte para për shpërblim. Sipas aktakuzës, rrëmbimi i të ndjerit Pançe Zhezovski nga Velesi ka qenë me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin “citroen” për ta përdorur në rrëmbimin e fëmijës në Shkup.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.