Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes agjendës reformuese

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në diskutim-panelin e titulluar „Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit të BE-së përmes Agjendës Reformuese“, ngjarje nacionale e organizuar nga The post Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes agjendës reformuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 2, 2024 - 21:00
 0  6
Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes agjendës reformuese

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot mori pjesë në diskutim-panelin e titulluar „Bashkëpunimi i përforcuar në procesin e integrimit të BE-së përmes Agjendës Reformuese“, ngjarje nacionale e organizuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup (IPE), që është e përkushtuar për përparimin e dialogut për Planin e Rritjes të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij hyrës, MEÇ Murtezani theksoi rëndësinë e Agjendës Reformuese dhe kuptimin e proceseve të reformave si nevojë politike dhe angazhim të thellë personal: „Reformat funksionojnë vetëm kur lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Ato duhet të krijojnë institucione në të cilat njerëzit kanë besim, ekonomi që gjenerojnë mundësi dhe shoqëri që janë inkluzive dhe të drejta. Reformat janë më shumë se një nevojë strategjike – ato janë një masë e pjekurisë sonë si shtet. Ato pasqyrojnë aftësinë tonë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme, për të siguruar menaxhim demokratik efikas dhe transparent dhe për të demonstruar qytetarëve tanë se përpjekjet e përkushtuara sot çojnë në progres të prekshëm dhe cilësi më të mirë jetese në të ardhmen. “ – theksoi Murtezani.

Në vazhdim është teksti i plotë i fjalimit të MEP Murtezanit:

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni së pari të shpreh mirënjohjen time deri te Instituti për Politikë Evropiane – Shkup (EPI) për organizimin e këtij diskutimi të rëndësishëm. EPI vazhdimisht ofron një platformë për debat të informuar dhe kritik mbi integrimin evropian, dhe kjo ngjarje nuk është përjashtim. Bisedat e këtilla janë thelbësore, jo vetëm si ushtrime për shkëmbimin e politikave, por edhe si një kujtesë për përgjegjësinë e përbashkët që kemi për përparimin e të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Pyetjen që më keni bërë është vërtet thelbësore: Si mund të shfrytëzohen Agjenda Reformuese  dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor për të krijuar ndryshime të vërteta dhe afatgjate? Për mua, përgjigjja ndodhet në kuptimin e reformave si një nevojë politike dhe një angazhim të thellë personal. Reformat funksionojnë vetëm kur të lidhen me jetën e përditshme të qytetarëve. Ato duhet të krijojnë institucione në të cilat njerëzit kanë besim, ekonomi që gjenerojnë mundësi dhe shoqëri që janë inkluzive dhe të drejta. Reformat janë më shumë se një domosdoshmëri strategjike – ato janë një matës i pjekurisë sonë si shtet. Ato pasqyrojnë aftësinë tonë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme, për të siguruar një menaxhim (qeverisje) demokratike efikase dhe transparente dhe për t’u demonstruar qytetarëve tanë se përpjekjet e përkushtuara sot çojnë në përparim të prekshëm dhe në një cilësi më të mirë jetese në të ardhmen.

Agjenda Reformuese është në zemër të këtyre përpjekjeve, do të thosha në këtë përpjekje të përbashkët. Ajo kërkon nga ne të merremi me dobësitë afatgjate në administratën tonë publike, në sistemin gjyqësorë dhe kornizat rregullatore. Por, reformat nuk janë vetëm korrigjim i asaj që nuk funksionon. Ato përfaqësojnë ndërtimin e një kulture për llogaridhënieje dhe përgjegjësie, ku qeverisja (menaxhimi)  bazohet në besim, inkluzivitet dhe orientim drejt rezultateve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve

Në këtë kontekst, Plani për Rritje është një shtesë transformuese për procesin reformues. Ai i lidh përpjekjet tona me kontekstin më të gjerë rajonal, duke i bërë reformat jo vetëm domosdoshmëri nacionale, por edhe një mundësi rajonale. Katër shtyllat e tij: integrimi i tregut, lidhshmëria, kapitali njerëzorë dhe menaxhimi (qeverisja)  janë thellësisht politike, por njëkohësisht edhe praktike. Ato sigurojnë një bazë për ndryshime të vërteta, me ndikime të matshme mbi bizneset, qytetarët dhe institucionet. Por, le të mos harrojmë se asnjë plan, pa marrë parasysh sa ambicioz, nuk mund të ketë sukses pa bashkëpunim të vërtetë. Bashkëpunimi, në këtë kontekst, nuk është një slogan politik. Ai duhet të jetë disciplinë, gatishmëri për të punuar me vullnet të mirë, për të ndarë njohuri dhe profesionalizëm, dhe për të parë suksesin e fqinjëve tanë jo si konkurrencë, por si një përparim për të gjithë.

Për Maqedoninë e Veriut, ky parim i partneritetit nuk është teorik. Ai e formon qasjen tonë ndaj reformave, marrëdhënieve tona rajonale dhe aspiratave tona për një të ardhme evropiane. Por, partneriteti gjithashtu kërkon përgjegjësi të ndërsjellë. Derisa punojmë pa pushim për të përmbushur standardet e BE-së, është e nevojshme që edhe BE-ja të respektojë detyrimet e saja. Procesi i zgjerimit duhet të mbetet një objektiv i besueshëm dhe i realizueshëm, jo vetëm për ne, por edhe për të gjithë rajonin.

Ajo që e bën Planin e Rritjes veçanërisht të fuqishëm është funksioni i tij dyfishtë: Ai nxit zhvillimin ekonomik, ndërkohë që forcon dinamikën e procesit të aderimit. Për Maqedoninë e Veriut, kjo është veçanërisht e rëndësishme. Premtimi për prosperitet të përbashkët përmes integrimit të tregut përsosshmërisht përputhet me reformat që po i zbatojmë, nga modernizimi i infrastrukturës deri te krijimi i një mjedisi ku bizneset mund të zhvillohen. Por, do të doja të theksoj se: Plani i Rritjes nuk është një zëvendësim për reformat; ai është një katalizator për ndryshimet thelbësore më të thella dhe më të qëndrueshme.

Suksesi i Agjendës Reformuese dhe Planit për Rritje varet gjithashtu nga komunikimi. Reformat dhe zhvillimi ekonomik mund të zënë rrënjë vetëm atëherë kur qytetarët i kuptojnë përfitimet e tyre dhe kanë besim në proces. Kjo nënkupton se duhet të veprojmë në mënyrë të ndërthurur, të koordinuar dhe njëzëshëm. Të bashkëpunojmë me organizatat qytetare, me të rinjtë, me mediat dhe njëkohësisht të sigurojmë që të gjitha nivelet e pushtetit, nga ato lokale deri në ato nacionale dhe rajonale, të veprojnë në mënyrë të sinkronizuar. Nuk është e mjaftueshme vetëm të miratohen ligje apo të zhvillohen negociata; është e domosdoshme të arrijmë rezultate konkrete dhe ato t’u komunikohen në mënyrë të qartë dhe transparente të gjitha palëve të interesuara (përfshira).

Për Maqedoninë e Veriut, sfida është t’i shndërrojmë këto plane ambicioze në realitet që do të kenë jehonë (ndikim) në çdo nivel. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për avancimin e pavarësisë të sistemit gjyqësorë, përmirësimin e standarteve arsimore apo përforcimin e lidhshmërisë rajonale, çdo reformë duhet të tregohet si një hap drejt një të ardhmeje më të drejtë, më me prosperitet dhe më të sigurt.

Prandaj, mendoj se reformat nuk janë  qëllim përfundimtar, ato janë një proces i vazhdueshëm. Ato kërkojnë durim, këmbëngulje dhe besim të fortë në fuqinë e ndryshimeve. Rruga e reformave nuk është lineare dhe as e lehtë dhe definitivisht nuk është pa momente frustrimi. Por, duhet vazhdimisht të kujtojmë pse po e ndjekim këtë rrugë. Po e bëjmë këtë sepse besojmë në qëllimin që Maqedonia e Veriut, jo vetëm që do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por,  edhe shtet që do të qëndron krenar mes fqinjëve të saj, e forcuar nga rruga e vështirë që ka kaluar dhe nga mësimet që ka mësuar.

The post Bashkëpunim i përforcuar në procesin e integrimit në BE përmes agjendës reformuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .