Pamje nga automjeti që ra në Ujman, të rinjtë shkuan për foto tek liqeni – harruan tërheqjen e frenit!
Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit. Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Baliqi, u shpreh se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit. Mirëpo siç tha ai


Policia e Kosovës, ka dhënë detaje mbi rastin e automjetit të të rinjve, i cili sot përfundoi në liqenin e Ujmanit.
Shefi i planifikimit në drejtorinë rajonale të policisë për rajonin e veriut, Erduan Baliqi, u shpreh se rasti ka ndodhur kur dy të rinj kishin ndaluar për fotografi pranë liqenit.
Mirëpo siç tha ai, automjeti i tyre në të cilën nuk ishte askush brenda, kishte rrëshqitur duke rënë në ujë.
”Të rinjtë veç kur e kanë pa automjetin e tyre duke lëvizë – duke ra në ujë!”, u shpreh ai ndër tjera.
Nga kjo situatë nuk ka të lënduar. Tutje bëhet e ditur se shkak e lëvizjes së tillë të automjetit, qe mostërheqja e frenit të dorës nga harresa!
