Pamje tronditëse nga Gaza, Hamas ekzekuton 7 persona të dyshuar si bashkëpunëtorë
Pamjet e publikuara të hënën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Luftëtarët e Hamasit në Qytetin e Gazës kanë ekzekutuar shtatë persona. Agjencia Reuters ka verifikuar vendndodhjen përmes pamjeve satelitore dhe strukturave të njohura të qytetit. Luftëtarët e armatosur në video mbanin shiritat e gjelbër të Hamasit, duke vërtetuar përkatësinë e tyre me grupin. […]

Pamjet e publikuara të hënën mbrëma ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Luftëtarët e Hamasit në Qytetin e Gazës kanë ekzekutuar shtatë persona.
Agjencia Reuters ka verifikuar vendndodhjen përmes pamjeve satelitore dhe strukturave të njohura të qytetit. Luftëtarët e armatosur në video mbanin shiritat e gjelbër të Hamasit, duke vërtetuar përkatësinë e tyre me grupin.
Ekzekutimet janë kryer nga fraksione të grupit, përfshirë vetë Hamasin, dhe viktimat akuzoheshin për bashkëpunim me Izraelin. Megjithatë, identiteti i të vrarëve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur, dhe as data e saktë e filmimit. Sipas mediave ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur të hënën.
Banorë të Gazës raportuan se luftëtarët e armatosur janë bërë gjithnjë e më të dukshëm gjatë ditës së martë, duke u pozicionuar përgjatë rrugëve ku kalojnë ndihmat humanitare. Burime të sigurisë palestineze njoftuan se dhjetëra persona janë vrarë në përleshje të brendshme midis fraksioneve rivale në ditët e fundit.
Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur se lufta nuk mund të përfundojë pa dorëzimin e armëve dhe largimin e Hamasit nga pushteti në Gaza, kërkesa që grupi refuzon ta pranojë.
Megjithëse Hamasi është dobësuar ndjeshëm pas dy vitesh bombardimesh dhe operacione tokësore izraelite, ai duket se po rikthehet gradualisht në kontroll, me luftëtarët që kanë dalë sërish në rrugë pas vendosjes së armëpushimit gjatë fundjavës.
