OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se mbi 80% e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës janë të shkatërruara ose të dëmtuara, ndërsa në kryeqendrën Gaza City kjo përqindje arrin në 92%. Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e ka përshkruar […]

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i cili aktualisht po vlerëson nevojat për rindërtim në Gaza, thotë se mbi 80% e të gjitha ndërtesave në Rripin e Gazës janë të shkatërruara ose të dëmtuara, ndërsa në kryeqendrën Gaza City kjo përqindje arrin në 92%.
Një zëdhënës i UNDP-së në Gjenevë e ka përshkruar si katastrofike situtwn nw terren, raporton The Guardian.
Organizata vlerëson se është e nevojshme të pastrohen të paktën 55 milionë tonë mbeturina. UNDP bën të ditur se ka nisur disa operacione pastrimi, por puna po pengohet nga prezenca e mjeteve të pashpërthyera, duke shtuar gjithashtu se po zbulohen edhe trupa njerëzish gjatë procesit.
