Paraburgim 30-ditor për 24 nga të dyshuarit për tragjedinë, midis tyre edhe tre kryetarët e Koçanit

Gjykata Themelore në Koçan u ka caktuar paraburgim 30-ditor 24 nga gjithsej 27 të dyshuarit të përfshirë në hetimin për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa thuajse 200 janë lënduar, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. Mes tyre është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sekretaresha shtetërore […]

Mars 22, 2025 - 22:00
 0  5
Paraburgim 30-ditor për 24 nga të dyshuarit për tragjedinë, midis tyre edhe tre kryetarët e Koçanit
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Gjykata Themelore në Koçan u ka caktuar paraburgim 30-ditor 24 nga gjithsej 27 të dyshuarit të përfshirë në hetimin për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan në të cilin jetën e humbën 59 persona, ndërsa thuajse 200 janë lënduar, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. Mes tyre është edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sekretaresha shtetërore në këtë ministri, Razmena Çekiq-Duroviq, si dhe udhëheqësi në ministri, Bekim Haxhiu.

Midis personave për të cilët u është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh janë edhe tre kryetarët e Komunës së Koçanit të përfshirë në procedurës. Bëhet fjalë për kryetarin në shkuarje të Koçanit Lupço Papazov dhe paraprijësit e tij Ratko Dimitrovski dhe Nikollço Ilijev.

“Është caktuar paraburgim 30-ditor për 24 persona, midis të cilve edhe për tre kryetarë parapark të Koçanit”, thonë nga Gjykata Themelore e Koçanit.

Masa e paraburgimit prej 30 ditësh vlen edhe për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.