Limani: Jam krenar që për Gostivarin kemi mbështetje të plotë nga pushteti qendror

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në fjalimin e tij në shënimin 23 Dhjetorit – Ditës së Komunës theksoi se drejtimi i një qyteti nuk është thjeshtë në punë, por mision i bazuar te dashuria ndaj qytetit dhe komunitetit. “Motivi im jeni ju”, u shpreh kryetari Limani duke theksuar Gostivarin si një shembull të […]

dhjetor 23, 2024 - 22:00
 0  3
Limani: Jam krenar që për Gostivarin kemi mbështetje të plotë nga pushteti qendror

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani në fjalimin e tij në shënimin 23 Dhjetorit – Ditës së Komunës theksoi se drejtimi i një qyteti nuk është thjeshtë në punë, por mision i bazuar te dashuria ndaj qytetit dhe komunitetit.

“Motivi im jeni ju”, u shpreh kryetari Limani duke theksuar Gostivarin si një shembull të harmonisë ndëretnike dhe tolerancës në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalimin e tij, kryetari Limani përshëndeti të gjithë ish-drejtuesit e qytetit dhe vlerësoi kontributin e tyre, duke pranuar se edhe përvojat e vështira kanë qenë mësime të rëndësishme, ndërsa ndjehet krenar me investimet e nisura dhe mbështetjen që e merr Gostivari nga pushteti qendror.

“Jam krenar të them se sot jemi të lirë dhe më në fund do të marrim atë që na takon nga pushteti qendror e do të kemi investime të shkëlqyera, e disa prej tyre veçse kanë filluar. Kjo Liri, ky mentalitet I ri politik i dedikohet shumë faktorëve, por ashtu si e di dhe e thotë gjithë Maqedonia e Veriut, njeriu kryesor që e rrëzoi më në fund derën e madhe të regjimit, është kryetari që ma la në detyrë, kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët z.Arben Taravari”, u shpreh Limani.

“Gostivaras, ju kam në zemër dhe pavarësisht ndryshimeve tona, bashkohemi nga një gjë shumë më e madhe si është Gostivari. ,” u shpreh Limani, duke siguruar qytetarët se Komuna do të jetë gjithmonë shtëpia e tyre dhe një vend i përkushtuar për përmirësimin e jetës së përbashkët”, u shpreh në fund Limani.