Paraburgimi efektiv për dy ish kryetarët e komunës së Koçanit është zëvendësuar me arrest shtëpiak

Masa “paraburgim efektiv” për ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev është zëvendësuar me arrest shtëpiak, ndërsa në arrest shtëpiak është edhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore në Koçan, duke vepruar sipas ankesave të 17 të dyshuarve për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, […]

Mars 27, 2025 - 01:00
 0  5
Paraburgimi efektiv për dy ish kryetarët e komunës së Koçanit është zëvendësuar me arrest shtëpiak
Policia e Maqedonisë së Veriut. Foto: MPB

Masa “paraburgim efektiv” për ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrievski dhe Nikolço Iliev është zëvendësuar me arrest shtëpiak, ndërsa në arrest shtëpiak është edhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Themelore në Koçan, duke vepruar sipas ankesave të 17 të dyshuarve për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, raporton MIA.

14 personave të mbetur iu refuzuan ankesat dhe u konfirmua masa e paraburgimit.

Nga Prokuroria theksojnë se është parashtuar ankesë në Gjykatën e Apelit në Shtip kundër vendimit për dy kryetarët e komunave, për të cilët kërkohet kthimi i masës së paraburgimit efektiv.

Në paraburgim mbetet kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje nga posti pas tragjedisë.

Në zjarrin që ndodhi në diskotekën “Puls”, në Koçani më 16 mars e humbën jetën 59 persona, ndërsa rreth 200 të lënduar po mjekohen në spitalet e vendit dhe jashtë