Durmishi: Me “One Stop Shop” në Bllacë, fund pritjeve të gjata në kufi me Kosovën
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” nw RTM2 bëri të ditur se sistemi “One Stop Shop” tashmë funksionon në pikën kufitare me Kosovën. Me këtë sistem të ri, qytetarët dhe bizneset kalojnë kufirin vetëm me një kontroll pasaporte, duke shmangur procedurat e dyfishta. “Në më pak se 10 muaj, e bëmë […]

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” nw RTM2 bëri të ditur se sistemi “One Stop Shop” tashmë funksionon në pikën kufitare me Kosovën. Me këtë sistem të ri, qytetarët dhe bizneset kalojnë kufirin vetëm me një kontroll pasaporte, duke shmangur procedurat e dyfishta. “Në më pak se 10 muaj, e bëmë realitet sistemin e vetëm One Stop Shop në vend,” tha Durmishi. Durmishi theksoi se në hyrje nga Maqedonia kontrollin e bën pala kosovare, ndërsa në hyrje nga Kosova kontrollin e bën pala maqedonase. Sipas tij, kjo do të përgjysmojë kohën e pritjes dhe do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ministri shtoi se edhe me Shqipërinë duhet të gjendet një model i ngjashëm, për të ndihmuar shkëmbimin tregtar dhe qytetarët. Kosova është ndër pesë partnerët më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut. Durmishi: Po të mos e rrisnim pagën minimale, do të kishte bllokim të përgjithshëm Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” theksoi se vendimi për rritjen e pagës minimale ishte i domosdoshëm dhe në përputhje me ligjin. Ai sqaroi se nëse Qeveria nuk do ta kishte ndërmarrë këtë hap brenda afatit ligjor, do të rrezikohej funksionimi i institucioneve dhe sektorit privat. “Nuk mund të lejonim që paga minimale të mbetej pezull dhe sistemi të shkonte drejt bllokimit,” tha Durmishi. Ministri bëri të ditur se është në proces përcaktimi i përfaqësueshmërisë së sindikatave dhe se pas përfundimit të kësaj procedure do të thirret mbledhje e re e Këshillit Ekonomik-Social. Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi… Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” theksoi se në vetëm gjashtë muaj, Qeveria ka rritur pagat në sektorët kyç që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Sipas tij, punonjësit në arsim kanë marrë rritje prej 12%, stafi shëndetësor ka përfituar 15% më shumë, ndërsa mjekët dhe gjinekologët kanë përfituar deri në 33% rritje të pikës së kapitacionit. Rritje kanë pasur edhe dentistët (22%) dhe punonjësit e MPB-së (10%). “Kemi rritur pagat atje ku duhet – për ata që mbajnë sistemin në këmbë”, u shpreh Durmishi. Ai shtoi se kjo është vetëm faza e parë, ndërsa deri në fund të mandatit pagat në shëndetësi dhe arsim do të rriten për 46 dhe 50%. Durmishi: Ligji i ri i punës do të garantojë dinjitet për punëtorët dhe fleksibilitet për bizneset Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se marrëdhënia e punës nuk është vetëm kontratë në letër, por bazë e jetës, sigurisë dhe dinjitetit të qytetarëve. Ai theksoi se ligji i ri i punës nuk do të jetë kompromis në dëm të askujt, por zgjidhje e drejtë për të gjithë. “Nuk bëjmë ligj për letra – por për njerëz dhe për të ardhmen e ekonomisë,” tha Durmishi. Sipas tij, punëdhënësit do të kenë fleksibilitet për të zhvilluar biznesin, punëtorët do të mbrohen nga pasiguria dhe vendi do të fitojë një sistem ligjor që sjell më shumë drejtësi, produktivitet dhe rritje ekonomike. Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” paralajmëroi se po vjen një ligj që do të japë zgjidhje për shumw të rinj që duan të punojnë në sezonin veror apo dimëror, por sot mbesin jashtë sistemit. Sipas tij, studentët do të mund të punësohen ligjërisht, me të drejta të garantuara dhe pa humbur statusin e tyre, ndërsa kompanitë që i punësojnë do të përfitojnë lirime tatimore dhe procedura të thjeshtuara. “Po e mbyllim njëherë e mirë punën në të zezë për të rinjtë – me ligj që mbron studentin dhe ndihmon biznesin,” tha Durmishi. Ai shtoi se ligji është në përpunim dhe do të hartohet bashkë me vetë të rinjtë dhe sektorin privat, për të sjellë një model funksional dhe të drejtë për të gjithë. Durmishi: Papunësia bie në nivel record – vetëm 11.9% Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në emisionin “Biznes+” tha se tregu i punës po përjeton rezultate konkrete dhe të prekshme. Sipas tij, papunësia ka rënë në nivelin më të ulët historik – vetëm 11.9%. Ai theksoi se vetëm në muajt e fundit punësimet janë rritur për 46%, duke dëshmuar se politikat e ndërmarra po japin efekt. “Për herë të parë, papunësia zbriti në 11.9%. Kjo është dëshmi se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pozitivisht”, deklaroi Durmishi. Ministri u shpreh se këto janë rezultate që qytetarët duhet t’i dinë, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Durmishi: Po sjellim shportën konsumatore me shifra reale – jo më kalkulime pa burim Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, bëri të ditur në emisionin “Biznes+” se Qeveria ka obliguar zyrtarisht Ministrinë që të dorëzojë metodologjinë për llogaritjen e shportës konsumatore, si kundërpërgjigje ndaj të dhënave që, sipas tij, publikohen nga burime jozyrtare. Sipas Durmishit, një grup pune ndërinstitucional ka hartuar për dy muaj një metodologji të re dhe të saktë, ku nuk përfshihen alkooli dhe cigaret, por vetëm shpenzimet reale të jetesës së amvisërive. “Po bëjmë një shportë që reflekton jetën reale – jo raporte me shifra që nuk dihet nga vijnë,” tha Durmishi. Ai theksoi se para publikimit, drafti do të ndahet me Këshillin Ekonomik-Social dhe të gjitha palët e përfshira, për të pasur një bazë të saktë mbi të cilën do të ndërtohen politikat ekonomike të Qeverisë.