Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani, Ministri Nufi: Është njoftim i zakonshëm

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një prononcim për gazetarin e Report Tv Isa Myzyraj, deklaroi se nuk ka vend për alarm për qytetarët shqiptarë, referuar njoftimit të bërë dje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, ku paralajmëronte sulme nga Irani. “Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë thirrjen për të gjithë qytetarët e saj, e bën për […]

Prill 2, 2026 - 11:00
Paralajmërimet e SHBA për sulme nga Irani, Ministri Nufi: Është njoftim i zakonshëm

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi në një prononcim për gazetarin e Report Tv Isa Myzyraj, deklaroi se nuk ka vend për alarm për qytetarët shqiptarë, referuar njoftimit të bërë dje nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, ku paralajmëronte sulme nga Irani.

“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë thirrjen për të gjithë qytetarët e saj, e bën për të gjithë Evropën. Nuk e ka specifike për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Nufi.

Dje Ambasada Amerikane në Shqipëri, u bëri thirrje shtetasve të saj që ndodhen në vendin tonë, për të treguar kujdes të shtuar dhe të shmangin vende të mbipupulluara apo turistike pasi grupe të lidhura me Iranin, mund të sulmojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Edhe në Kuvendin e Shqipërisë seanca nisi me këtë temë, një shqetësim që u ngrit nga opozita. Edhe ministri i Jashtëm deklaroi se Shqipëria vijon të jetë n kontakt me aleatët ndërkombëtare dhe se nuk ka asnjë rrezik që po i kanoset aktualisht Shqipërisë.