Paralajmëron Luizi: Më keni përdorur, nuk dua që egërsia ime të dalë jashtë

Emri i Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se edhe pse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur. Luizi ka ndarë një foto të tij, […]

tetor 17, 2024 - 02:00
 0  9
Paralajmëron Luizi: Më keni përdorur, nuk dua që egërsia ime të dalë jashtë

Emri i Luiz Ejllit, ka qenë në fokus të mediave për shkak të ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se edhe pse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij.

Gjykata e Fierit e ka dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.