Parregullsi në tahografin e autobusit, inspektorati dënoi me 3000 euro kompaninë nga Shkupi
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:00, në pikën e pagesës “Kadrifakovë”, policia ka konstatuar parregullsi teknike në një autobus me targa të Shkupit, përcjell TV21. “Është ndaluar dhe është kontrolluar një autobus i markës “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e një kompanie nga Shkupi, […]
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 13:00, në pikën e pagesës “Kadrifakovë”, policia ka konstatuar parregullsi teknike në një autobus me targa të Shkupit, përcjell TV21.
“Është ndaluar dhe është kontrolluar një autobus i markës “Iveko” me targa të Shkupit, pronë e një kompanie nga Shkupi, që po drejtohej nga M.Z. (42) nga Shën Nikolla. Në kuadër të kontrollit është konstatuar se tahografi nuk ka qenë në rregull, gjegjësisht shoferi nuk ka pasur certifikatë për kontroll. Për ngjarjen është njoftuar Inspektorati Shtetëror për Transport dhe Lidhje, i cili ka shqiptuar gjobë prej 3000 eurove për personin juridik dhe 900 euro për personin përgjegjës”, thuhet ems tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv