Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet

Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet. “Kushdo që pak e njeh sistemin tonë kushtetues, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di. Nuk e ka qëllim përjashtimin, e nuk mund të jetë as pasojë kjo”, ka deklaruar kjo parti. Tutje, kjo parti shprehet se shfaqja

dhjetor 23, 2024 - 19:00
 0  4
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
partia-socialdemokrate:-kurti-e-di-qe-lista-serbe-do-te-certifikohet

partia-socialdemokrate:-kurti-e-di-qe-lista-serbe-do-te-certifikohet

Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet.

“Kushdo që pak e njeh sistemin tonë kushtetues, por edhe historikun e dialogut, kaq punë di. Nuk e ka qëllim përjashtimin, e nuk mund të jetë as pasojë kjo”, ka deklaruar kjo parti.

Tutje, kjo parti shprehet se shfaqja e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ishte një popullizëm i neveritshëm, popullizëm që duhet luftuar.

“Kushdo që e ulë kokën e kompleksohet prej akuzës ndaj Serbisë dhe e pret fjalën e ambasadave, i shërben kësaj farse ku Serbia është armiku i jashtëm që i përcakton armiqtë e brendshëm. Shfaqja e sotme në KQZ e anëtarëve të VV-së është një popullizëm i neveritshëm, popullizëm që duhet luftuar. Bashkë, opozitë, shoqëri civile e çfarëdo organizimi tjetër, të gjithë duhet ta mohojmë këtë eksploatim të sentimentëve nga e kaluara si material zgjedhor. Ky është policim i gjuhës, është rritje e autoritarizmit. Kushdo që e pranon këtë ndarje është brenda hegjemonisë së pushtetit. Ndërkaq, përmes qëndrimit pasiv i ndihmon atij. Jo, e kundërta është e vërtetë. Serbia si mendësi është këmbëkryq aty ku shpallën spiunë e armiq, ku shërbimi intelegjent implikohet për fabrikim akuzash, ku televizioni publik është militant, e shteti i kapur kontrollon tjerët duke rehatuar të vetët”, thuhet në njoftimin e tyre.