Sefaj: Qeveria “Kurti” vazhdimisht ka pasur qasje armiqësore me shërbyesit civil, ishte e majtë, por doli ndryshe
“Qeveria Kurti ka pasur qasje armiqësore me Sindikatat, ndonëse ishte e majtë, tash na doli ndryshe”, shprehet për FrontOnline Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së Shërbyesëve Civil të Kosovës. Sefaj thotë se vendimi i fundit për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nuk është i bazuar në një analizë të duhur paraprake. Ai
“Qeveria Kurti ka pasur qasje armiqësore me Sindikatat, ndonëse ishte e majtë, tash na doli ndryshe”, shprehet për FrontOnline Ali Sefaj, kryetar i Sindikatës së Shërbyesëve Civil të Kosovës.
Sefaj thotë se vendimi i fundit për ndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët nuk është i bazuar në një analizë të duhur paraprake.
Ai ka sugjeruar që ndihma të jetë më selektive, duke u përqendruar te familjet me të ardhura më të ulëta dhe tek pensionistët që kanë vetëm pensionin e pleqërisë, përjashtuar ata që kanë mbi dy mijë euro të ardhura.
“Shtresat që janë në nevojë dhe të varfëra, pavarësisht fushatës zgjedhore është e nevojshme me u ndihmuar. Nuk jam dakord që kjo të bëhet pa një analizë paraprake, dhe këtu do të duhej të përfshiheshin familjet që kanë të ardhura më pak dhe pensionistët që kanë vetëm pensionin e pleqërisë, por jo edhe ata të punës”, shprehet Sefaj për FrontOnline.
Ai ka shtuar se Qeveria aktuale ka pasur një “qasje armiqësore” ndaj qytetarëve dhe se ndihma e fundit është një hap i pamjaftueshëm për të adresuar problemet reale të tyre.
“Tek administrata do të duhej që të mbështeteshin më shumë, sepse kjo 100 euro mund të ketë rimbursim momental, por nuk ndikon asgjë, në shportën e qytetarit. Kjo Qeveri ka pasur qasje armiqësore me ne, ishte e majtë tash doli ndryshe”, shprehet Sefaj.