Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqt’rajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Një incident i rëndë ka ndodhur në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Një vajzë portugeze, e cila ndodhej në tranzit drejt Amsterdamit, është përballur me një trajtim të papranueshëm nga autoritetet serbe. Sipas dëshmisë së saj, e dokumentuar në një video të publikuar online, punonjësit e sigurisë

shkurt 20, 2025 - 02:00
 0  5
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqt’rajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar
skandal-ne-aeroportin-e-beogradit:-vajza-portugeze-keqt’rajtohet-vec-pse-mbante-nje-bluze-me-flamurin-shqiptar

skandal-ne-aeroportin-e-beogradit:-vajza-portugeze-keqt’rajtohet-vec-pse-mbante-nje-bluze-me-flamurin-shqiptar

Një incident i rëndë ka ndodhur në Aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, në ditën e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Një vajzë portugeze, e cila ndodhej në tranzit drejt Amsterdamit, është përballur me një trajtim të papranueshëm nga autoritetet serbe.

Sipas dëshmisë së saj, e dokumentuar në një video të publikuar online, punonjësit e sigurisë e kanë ndaluar dhe keqtrajtuar atë vetëm për faktin se kishte veshur një bluzë me simbolin e flamurit shqiptar dhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Videoja e vajzës portugeze ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta.

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka shpërndarë pamjet e incidentit, duke e cilësuar trajtimin e saj si të papranueshëm dhe një tregues të qasjes diskriminuese në Serbi ndaj simboleve shqiptare./Telegrafi/