Pas 33 vitesh ekzistencë u mbyll kanali i vetëm televiziv në Strumicë

Pas tre dekadash ekzistence, kanali televiziv rajonal Kanal VIS nga Strumica mbylli dyert e tij, duke e lënë qytetin pa stacionin e vetëm televiziv që raportonte për ngjarjet lokale dhe rajonale. Sinjali ka disa ditë që është fikur, ndërsa punëtorët janë regjistruar në Agjencinë për Punësim, raporton Sdk.mk. Televizioni, i cili ishte një nga më […]

dhjetor 15, 2024 - 13:00
 0  4
Pas 33 vitesh ekzistencë u mbyll kanali i vetëm televiziv në Strumicë
Media, gazetarë, gazetari. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Pas tre dekadash ekzistence, kanali televiziv rajonal Kanal VIS nga Strumica mbylli dyert e tij, duke e lënë qytetin pa stacionin e vetëm televiziv që raportonte për ngjarjet lokale dhe rajonale. Sinjali ka disa ditë që është fikur, ndërsa punëtorët janë regjistruar në Agjencinë për Punësim, raporton Sdk.mk.

Televizioni, i cili ishte një nga më të vjetrit në vend, filloi si shtëpi mediatike lokale dhe në dhjetë vitet e fundit ka funksionuar si shërbim rajonal. Kanal VIS ishte shtëpia e më shumë se një duzinë gazetarësh, kameramanësh dhe stafi teknik, por që nga kjo verë ekipi është reduktuar në minimum.

Në gusht 2024, AShMAA ia hoqi koncesionin Kanal VIS për shkak të tarifave vjetore të papaguara dhe kapacitetit të pamjaftueshëm të stafit. Ndonëse më vonë drejtuesit i shlyen detyrimet dhe e rikthyen koncesionin, televizioni vazhdoi me programe minimale deri në nëntor. Më pas, punonjësit u pushuan nga puna, me tre paga të papaguara.