Pas mesnate në RMV do të ndryshojnë çmimet e derivateve 

Pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulen çmimet e derivateve, transmeton Portalb.mk. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.   Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet […]

Prill 14, 2025 - 21:00
 0  6
Pas mesnate në RMV do të ndryshojnë çmimet e derivateve 
Pompe benzini, foto nga Erik Mclean / Pexels

Pas mesnate në Maqedoninë e Veriut do të ulen çmimet e derivateve, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 0,50 den/litër.  

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU ulet për 0,716 den/kg. 

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 nuk ndryshon. 

Pas mesnate këto do të jenë çmimet: 

  • EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër) 
  • EUROSUPER BS – 98 73,50 (denarë/litër) 
  • EURODIZEL BS (D-Е V) 64,00 (denarë/litër) 
  • Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 64,00 (denarë/litër) 
  • Mazut М-1 SU 36,992 (denarë/kilogram) 

Tregtarët mund t’i formulojnë çmimet edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.