Ministria e Jashtme e Bullgarisë: Ndryshimet kushtetuese nuk janë kushti i vetëm ndaj RMV-së
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së është kërkesa e parë, por jo e vetme e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kështu ka deklaruar ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, duke folur për rrugën e RMV-së për në BE, transmeton Portalb.mk. “Është shumë e rëndësishme të dihet […]


Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së është kërkesa e parë, por jo e vetme e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE. Kështu ka deklaruar ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, duke folur për rrugën e RMV-së për në BE, transmeton Portalb.mk.
“Është shumë e rëndësishme të dihet se ndryshimi i Kushtetutës dhe regjistrimi i bullgarëve si popull shtetformues nuk është kushti i vetëm”, tha Georgiev.
Sipas Georgiev, përveç ndryshimeve kushtetuese, konsensusi evropian përfshin edhe zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe protokollet që dalin prej saj, si dhe një plan veprimi për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
Sipas tij, ndryshimi i Kushtetutës vetëm do t’i hapë rrugën integrimit evropian, i cili do të kërkojë plotësimin e kushteve të tjera të vendosura nga BE-ja dhe ai nuk sheh ndonjë bilateralizëm apo çështje të hapur ndërshtetërore në të.“Janë të shkruara shumë qartë kushtet bardh e zi nëpër të cilat lëviz procesi”, tha Georgiev.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i RMV-së, Timço Mucunski ka theksuar se presin mirëkuptim nga BE-ja, sepse vendi ka toleruar shumë.
e Maqedonisë.
“Ne presim mirëkuptim për numrin e madh të lëshimeve që ne si vend kemi bërë në 30 vitet e fundit. Dhe presim mirëkuptim se për besueshmërinë e politikës së zgjerimit është e nevojshme të gjendet një mënyrë për të filluar negociatat për anëtarësim”, tha Mucunski.
Kujtojmë se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet ka ndryshuar edhe retorika ndaj BE-së. Tani nuk flitet për kushtin që duhet të përmbush Maqedonia e Veriut në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës, por kryefjala e ekzekutivit është se Evropa duhet të jetë parimore dhe të mos veprojë me standarde të dyfishta. Insistimi i VMRO-DPMNE-së, dhe kushti i saj për garanci në rrugëtimin drejt BE-së, e pastaj ndryshimet kushtetuese shkon në kundërshtim me kushtin e BE-së për negociatat.
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.
Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.
Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.